LAJMI I FUNDIT:

Prishtina përmes fotografive gjatë ndalimit të qarkullimit

Prishtina përmes fotografive gjatë ndalimit të qarkullimit

Që nga 13 nëntori në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja kufizuese për shkak të rritjes së rasteve me coronavirus.

Me vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës, komunat janë kategorizuar në tri grupe sipas shkallës së rrezikut nga përhapja e infeksionit, transmeton Telegrafi.

Komunat janë ndarë ato me rrezik të ultë – deri në 75 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë që kategorizohen me ngjyrë të gjelbër. Komunat me rrezik të mesëm – nga 76-150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë  që kategorizohen me ngjyrë të verdhë, dhe komunat me rrezik të lartë – mbi 150 persona të infektuar për 100,000 banorë brenda një javë që kategorizohen me ngjyrë të kuqe.


Masat janë të ndryshme për tri zona, ndërsa në zonën e kuqe masat janë më të ashpra. Në komunat që hyjnë në zonën e kuqe qytetarëve u ndalohet lëvizja pas orës 19:00 po ashtu sektorit të gastronomisë u ndalohet të punojnë pas kësaj ore. Të kufizuara mbesin edhe aktivitetet tjera.

Prishtina, vazhdon të mbetet komuna më më së shumti raste me coronavirus, ndërkaq vetëm në 24-orët e fundit në kryeqytet janë konfirmuar 319 raste.

Kreu i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka kundërshtuar masat e reja që janë vendosur, ndërsa gjatë ditës së sotme ka thënë se qytetarët Prishtinës që janë prekur nga coronavirusi do t’i subvencionojnë me nga 50 euro.

Masat e reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës po respektohen nga qytetarët e Prishtinës, ndërkaq në disa fotografi të shkrepura nga fotoreporteri i Telegrafit, Ridvan Slivova, duken sheshet e boshatisura si dhe çdo biznes tjetër i mbyllur.

Më poshtë fotografitë:

Në trend Lajme

Më shumë

"Një copë bukë, gjithmonë me buzëqeshje", mediumi italian shkruan për shqiptarin nga Malisheva që humbi jetën në aksident trafiku

Kronika e Zezë
Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës

Drejtoresha e arsimit ndalon përdorimin e doracakut për edukim seksual në shkollat e Prishtinës

Arsim

"Kurti nuk do të jetë më kryeministër”, Haradinaj: Qeverinë ta udhëheqim me rotacion, nga një vit AAK, PDK dhe LDK

Politikë
Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Vrasja e trefishtë në Gllogjan, bashkëshortja e njërit të akuzuar: Më ka thënë se ka qenë në shtëpi

Drejtësi
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm

Lajme
OJQ-të dërgojnë ankesë në Komunitetin e Energjisë në Vjenë për katër hidrocentrale ilegale në Parkun Kombëtar Sharr

OJQ-të dërgojnë ankesë në Komunitetin e Energjisë në Vjenë për katër hidrocentrale ilegale në Parkun Kombëtar Sharr

Lajme
Kalo në kategori