LAJMI I FUNDIT:

Ahmeti: Shteti i Kosovës i ka në Bankën Qendrore më shumë se një miliard euro, është koha për kreativitet e shpenzim

Ahmeti: Shteti i Kosovës i ka në Bankën Qendrore më shumë se një miliard euro, është koha për kreativitet e shpenzim

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se Republika e Kosovës i ka në Bankën Qendrore më shumë së një miliard euro.

Ahmeti ka thënë se kur teoria kryesore në gjithë botën është e shpenzimeve e kërkesës agregate, ne kemi shkuar në drejtimin e kundërt me kursime, transmeton Telegrafi.

“Paradoksi më i madh i situatës në Kosovë që ka pasoja marramendëse tek ne. Shteti/qeveria i/e Republikës së Kosovës i ka në bankë qendrore të mbledhura nga ATK e Doganat e të pashpenzuara sot më 18 Nëntor 2020 më shumë se 1 (miliardë) Euro. Po, Po mirë e lexuat – 1 MILIARDË EURO.


Prej vendimeve që qeverisë së kaluar për ndalimin e Investimeve Kapitale e deri te mos-lëvizja e qeverisë së tanishme janë akumuluar fonde marramendëse. Kur teoria kryesore në krejt botën është e shpenzimeve e kërkesës agregate, ne kemi shkuar në drejtimin e kundërt me kursime”, ka thënë Ahmeti në reagimin e tij në Facebook.

Më tej, ai ka thënë se vetëm gjysma e këtyre të kthehej në këtë periudhë përmes programeve kreative do të kishte ndikim të madh.

“Krejt bota merr kredi për të futur kapital të shumë nevojshëm në ekonomi, ne kemi marr para nga ekonomia dhe po i mbajmë në bankë. PRA, përveç krizës ne kemi marr nga qytetarët dhe nuk kemi gjet mënyrë me e kthy.

Ne s’paskemi nevojë as të kreditohemi as të shpikim shpenzime e transfere nga trusti. Vetëm gjysma e këtyre fondeve të kthehej në këtë periudhë përmes programeve kreative do të kishte ndikim të madh. Nuk është koha për konzervatizëm e kontabilitet. Është koha për kreativitet e shpenzim”, thotë ai.

Ahmeti më herët ka bërë të ditur se do të subvencionojnë qytetarët e Prishtinës që janë të prekur me coronavirus me nga 50 euro.

Aktualisht, kryeqyteti është në zonën e kuqe për shkak të rasteve të shumta me COVID-19./Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm

Ekonomi
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit

Ekonomi
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër

Ekonomi
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Kalo në kategori