Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është bërë prezantimi i shkurtimit të buxhetit në shëndetësi, arsim e kulturë në Projekt-buxhetin për vitin 2021, i cili ka defekte dhe shkelje ligjore.
Ai ka thënë se për shkak se nuk ishin të bindur as deputetët e vetë koalicionit, projektligji i buxhetit nuk arriti të merrte votat e nevojshme për të siguruar kuorumin.
“Shkurtim i buxhetit në shëndetësi, arsim e kulturë – ky është projekt-buxheti për vitin 2021 që na u prezantua sot në Komisionin për Buxhet dhe Transfere, përkundër fjalimeve e premtimeve të qeverisë ilegale se prioritet e kanë shëndetësinë dhe mirëqenien e qytetarëve. Për shkak se nuk ishin të bindur as deputetët e vetë koalicionit, projektligji i buxhetit nuk arriti të merrte votat e nevojshme për të siguruar kuorumin”, ka shkruar Murati në Facebook.
Ai ka thënë se Kuvendi duhet ta kthejë prapa këtë projektligj, dhe të bëhen përmirësimet e nevojshme.
“Marrë parasysh që ky projektligj ka defekte dhe shkelje ligjore, por edhe keqorientim të prioriteteve, të cilat nuk ka mundësi të rregullohen me amandamente, Kuvendi duhet t’a kthejë prapa këtë projektligj, në mënyrë që të bëhen përmirësimet e nevojshme, e tek pastaj të shqyrtohet për miratim”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Policia me apel për qytetarët: Kujdes nga mashtrimi përmes investimeve të dyshuara online
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City