Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev reagoi pas vetos bullgare që bllokoi hapjen e konferencës së parë ndërqeveritare me BE.
Bullgaria vuri veton në konferencën e parë ndërqeveritare dhe shtyu integrimin evropian të Maqedonisë së Veriut, duke i kërkuar asaj të bëjë lëshime të mëdha në lidhje me identitetin e saj, gjuhën dhe të fshijë një pjesë të historisë së saj. Ministrja e Jashtme e Bullgarisë, Ekaterina Zaharieva theksoi se drafti i propozuar i Komisionit Evropian për kornizën e negociatave për korrikun “nuk pasqyron kërkesat e Bullgarisë”, e argumentoi Zaharieva qëndrimin e Bullgarisë dhe paraqiti tre kushtet kryesore që Sofja t’i japë dritën jeshile negociatave: “E para është respektimi i formulës gjuhësore nga viti 1999, një udhërrëfyes për zbatimin e marrëveshjes së vitit 2017 dhe një tekst shumë i qartë se nuk do të ketë pretendime për pakicën maqedonase në Bullgari. Këto kushte nuk janë përmbushur ende”.
Qeveria vepron në mënyrë racionale, pa konflikte për të arritur deri në një vendim deri në dhjetor. Kjo është mënyra evropiane. Kjo është mënyra maqedonase e veprimit, kështu është shprehur kryeministri i Maqedonisë së Veriut në reagimin pas vetos bullgare. “Mos sjellja e vendimit në mbledhjen në Bruksel është një disfatë për idenë e BE-së, por njëkohësisht është konfirmuar në deklaratën e kryesuesit ministrit gjerman të shtetit për Evropën Michael Roth, se deri në dhjetor ekzistojnë ende mundësi dhe duhet të vazhdojmë në frymën e dialogut dhe jo përmes konflikteve, të arrijmë deri në zgjidhje”, ka deklaruar kryeministri Zaev.
Është detyrim i imi që të mos dorëzohemi dhe të arrijmë deri te zgjidhja sepse populli ynë pret që të gjej zgjidhje, ka thënë Zaev. “Ne alternativë tjetër nuk kemi përveç rrugës sonë evropiane, integrimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në BE dhe do të vazhdojmë në këtë rrugë. Duhet të vazhdojmë të bëjmë përpjekje në frymën e ndërtimit të shoqërisë, dialogut, jo konflikteve. Mua më vjen shumë rëndë, sepse besoj se kjo nuk është dëshira e popullit bullgar, e as e Kryeministrit Borisov. Besoj se këto janë politika në prag të zgjedhjeve, ndoshta të inkurajuara në një dritë të tillë, por të japim mundësi që edhe në ditët e ardhshme që kemi para sepse ekzistojnë ende mundësi”, ka deklaruar kryeministri Zaev.
Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani ka thënë se Maqedonia e Veriut këto tre vite ka punuar për ta mbajtur konferencën ndërqeveritare. Jemi të vetëdijshëm dhe ishim dëshmitarë të rëndësisë së procesit, po asnjëherë nuk duhet të heqim dorë, ne s’kemi alternativë tjetër. “Bisedimet vazhdojnë që sot me qëllim që të gjejmë mënyrë për t’i tejkaluar dallimet. Për ne e rëndësishme është që të kemi konferencë ndërqeveritare në dhjetor”, vlerëson Bujar Osmani.
Partia opozitare maqedonase OBRM-PDUKM në reagimin e parë për veton e Bullgarisë për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare ka fajësuar qeverinë e Shkupit. “Mashtruesi Zoran Zaev premtoi dhe gënjeu se do të japë dorëheqje nëse nuk ka datë për negociatat. Zoran Zaev është i paaftë për ta përmbushur premtimin se do të largohet, nëse nuk ka sukses në planin e integrimeve evropiane”, vlerëson OBRM-PDUKM. Nga kjo parti thonë, se Zaevi e mori pushtetin me dy premtime të rrejshme: jetë për të gjithë dhe negociata me BE-në. “Shteti është zhytur në krizë të rëndë ekonomike, politike dhe shëndetësore. Nuk ka asnjë arsye që Zoran Zaevi të jetë kryeministër pasi shteti me atë ka vetëm humbje dhe mossukses”, thuhet në reagimin e OBRM-PDUKM-së.
Profesori i marrëdhënieve ndërkombëtare, Lubomir Fërçkovski vlerëson se Maqedonia nuk duhet menjëherë të fillojë të bëj strategji alternative, por duhet të veprojë me një politikë të vendosur për të theksuar absurditetin e kërkesave të vendosura nga Bullgaria. Ne nuk jemi në pozitë të barabartë dhe nuk ka drejtësi në atë situatë. “Është normale që po zhvillohen ndjenja anti-bullgare në Maqedoni, kur sot Bullgaria, me të cilën kemi zhvilluar marrëdhënie të mira dhe kemi qenë miq, tha që Maqedonia nuk mund të fillojë negociatat”, vlerëson Frçkovski./DW/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Shembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Gjuajtje me armë në Prishtinë, policia nis hetimet
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos