Avokati mbrojtës i ish-presidentit Hashim Thaçi, David Hooper ka kërkuar nga Gjykata Speciale që gjykimi i palëve nuk duhet të filloj në verën e vitit 2021.
Hooper tha se Prokuroria hetimin e ka filluar para pesë vitesh në kohën kur nuk ka pas pandemi, ndërsa sot siç tha ai është kohë pandemie dhe i duhet 18 muaj kohë mbrojtjes për përgatitje.
Ai tha se është absurde që gjykimi të filloj në qershor të vitit të ardhshëm, duke shtuar se nuk është vetëm mendim i tij por edhe më kolegët tjerë të mbrojtjes, përcjell Telegrafi.
“Në lidhje me çështjen që po trajtojmë dhe me komentin e fundit, ‘se nuk do të jetë një befasi’, të gjithë nuk kemi filluar me trajtimin e çështjes në kohën kur ka filluar prokuroria. Prokuroria ka kryer hetime të gjata mbi pesë vjet dhe ka pas në dispozicion materiale që janë vënë në dispozicion nga hetimet tjera. Prokuroria i ka kryer hetimet tjera para fillimit të COVID-19. Duhet të merret parasysh që jemi në kohë COVID dhe na duhet 18 muaj për të filluar të mendojmë për fillimin e gjykimit. Absolutisht absurd fillimi i gjykimit në shtator, ndoshta një vit më pas e jo vitin e ardhshëm. Këto vlerësime të afërta janë diskutuar dhe me kolegët e tjerë”, ka thënë ai.
Ai po ashtu theksoi se edhe redaktimet e aktakuzës nuk janë në formatin adekuat, sipas tij materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen.
“Kur ke përpara një aktakuzë që është e redaktuar në një fjali ku nuk jepet dita dhe data, kjo nuk është një format adekuat, redaktimi duhet të jetë në një shkallë më të vogël dhe materiali duhet të jetë i hapur për mbrojtjen”, ka thënë ndër të Hooper. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGrenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Bëhen 25 vjet nga vrasja e dhjetë qytetarëve në veri të Mitrovicës – Kurti i shkruan letër Kaja Kallas
Gjendet një raketahedhës M80 në kufi me Serbinë, policia jep detajet
Shqipëria në luftë kundër pesticideve dhe antibiotikëve në ushqim
KQZ del me sqarim pse vendosën transportimin e fletëvotimeve nga diaspora në rrugë tokësore
Mbi 15 mijë vota transportohen me kombibus nga Cyrihu në Prishtinë, Mehmetaj ngrit alarmin për “manipulim”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Mbyllet afati kalimtar i janarit në top 5 ligat: Shumë transferimet u zyrtarizuan në fund
Banorët ndjekin klipin - momenti kur Gerta i hodhi për herë të dytë alkool në sy Gjestit
Grenell kritikon Kurtin, a po përfshihet SHBA në zgjedhjet e Kosovës?
Çfarë është USAID-i dhe sa qendror është ai për politikën e jashtme të SHBA-së?
Rasti i Gjestit, Egla Ceno: Jam e sigurt që do ta nxjerrin Gertën
Rubio përshëndet masën e Panamasë për të dalë nga plani i infrastrukturës kineze