LAJMI I FUNDIT:

KQZ miratoi masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve

KQZ miratoi masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve
Foto: Ilustrim

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mbajti mbledhje të kryesuar sipas radhës nga anëtari, Eshref Vishi.

Në këtë mbledhje, në kuadër të përgatitjes për organizimin e zgjedhjeve të jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, KQZ mori vendim për miratimin e udhëzimit administrativ për masat mbrojtëse për parandalimin e infeksionit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në ditën e zgjedhjeve. Ky vendim i KQZ-së miratohet pas rekomandimeve të institucioneve shëndetësore.

Qëllimi i këtij udhëzimi është: përcaktimi i masave mbrojtëse për parandalimin e infektimit me COVID-19 për votuesit dhe stafin zgjedhor në hapësirat ku mbahen zgjedhjet; përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë procesit të numërimit të fletëvotimeve në vendvotime; dhe përcaktimi i masave mbrojtëse gjatë dorëzimit dhe pranimit të materialit zgjedhor.


Ky udhëzim është i publikuar në ueb faqen e KQZ-së: https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2020/11/1154-2020-Vendim-per-miratimin-e-udhezimit-adm-nr-03-2020_17-11-2020_1.pdf

Në mbledhjen e kaluar, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar udhëzimin për votimin e personave të cilët për shkak të testit pozitiv me COVID-19 janë në karantinë shtëpiake dhe personave të cilëve u është caktuar masa e vetizolimit. https://www.kqz-ks.org/wp-content/uploads/2020/11/1092-2020-Vendim-per-udhezim_al.pdf.

Në lidhje me këtë çështje, gjatë mbledhjes së sotme, KQZ miratoi edhe afatin për identifikimin dhe konfirmimin për votuesit nga kjo kategori. Sipas vendimit të KQZ-së ky afat është nga data 15 nëntor deri më 26 nëntor 2020.

Në trend Lajme

Më shumë
Kllokoqi ankohet për ikjen e rinisë: Nga 440 punëtorë në bizneset e mia, 14 prej tyre janë nga Filipinet

Kllokoqi ankohet për ikjen e rinisë: Nga 440 punëtorë në bizneset e mia, 14 prej tyre janë nga Filipinet

Lajme
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur

Lajme
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro

Lajme

"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë

Lajme
Lutfiu: Gjykata Kushtetuese e Serbisë legalizoi pasivizimin e adresave të shqiptarëve

Lutfiu: Gjykata Kushtetuese e Serbisë legalizoi pasivizimin e adresave të shqiptarëve

Lugina
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun

Lajme
Kalo në kategori