LAJMI I FUNDIT:

Mbi një milion fëmijë janë diagnostikuar me coronavirus në SHBA, që nga shpërthimi i pandemisë

Mbi një milion fëmijë janë diagnostikuar me coronavirus në SHBA, që nga shpërthimi i pandemisë

Mbi një milion fëmijë nën moshën 18-vjeçare janë diagnostikuar me COVID-19 në SHBA që nga fillimi i pandemisë, tha të hënën Akademia Amerikane e Pediatrisë dhe Shoqata e Spitalit të Fëmijëve.

“Deri më 12 nëntor, një total prej 1,039,464 fëmijë u vlerësuan si të infektuar me COVID-19 që nga fillimi i pandemisë. Në periudhën njëjavore përkatësisht deri më 12 nëntor, u regjistruan 111 mijë raste tek fëmijët, numër i cili është dukshëm më i madh se çdo javë tjetër gjatë pandemisë”, thanë grupet në një deklaratë të përbashkët.

“Si një pediatre që e kam praktikuar mjekësinë për më shumë se tre dekada, e shoh këtë numër tronditës dhe tragjik”, u shpreh Sally Goza, presidente e Akademisë Amerikane të Pediatrisë.


Sipas CNN, përcjell Telegrafi, numri i rasteve tek fëmijët mendohet se nuk raportohet shumë, për shkak se shumica e tyre dyshohet se shfaqin pak ose nuk zhvillojnë aspak simptoma.

Goza bëri thirrje për një strategji të re, mbarëkombëtare për të kontrolluar pandeminë, e cila sipas saj duhet të përfshinte zbatimin e masave të dëshmuara të shëndetit public si bartja e maskës dhe distancimi fizik. /Telegrafi/