LAJMI I FUNDIT:

I mituri sulmoi babanë e tij në Rahovec

I mituri sulmoi babanë e tij në Rahovec
Foto: Ilustrim

Një i mitur ka shkaktuar probleme dhe ka sulmuar fizikisht babanë  e tij.

Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më datë 12.11.2020 rreth orës 19:10, në Rahovec.

Siç thuhet në raport, njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor ku edhe është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale.


“Ankuesi mashkull kosovar raporton se i dyshuari  djali i tij i  mitur shkakton probleme dhe e ka sulmuar fizikisht.  Njësitë policore kanë dalur në vendin e ngjarjes, kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor ku edhe është intervistuar në prezencë të mbrojtësit dhe zyrtarit për punë sociale. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit i cili rekomandon që pas intervistimit i dyshuari të lirohet në procedurë të rregullt”, thuhet në raport. /Telegrafi/