Komisioni Qendror i Zgjedhjeve njofton se është duke pritur aplikimet për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e jashtëzakonshme për Kryetar të Komunës së Podujevës dhe Mitrovicës së Veriut, të cilat do të mbahen më 29 nëntor 2020.
KQZ përmes një njoftimi për media ka njoftuar se deri në cilën datë është i hapur aplikimi.
– Afati për aplikim për akreditim të vëvzhguesve të subjekteve politike dhe OJQ-ve është deri më 21 nëntor 2020. Të gjitha informacionet për aplikim i gjeni këtu: https://www.kqz-ks.org/sherbime-per-subjektet-politike/akreditimi-i-vezhguesve-te-subjekteve-politike/. (Sqarim shtesë – Deri më 21 nëntor duhet të bëhet konfirmimi i vëzhguesve të akredituar më herët, në muajin mars, si dhe mund të bëhen plotësime).
– Afati për aplikim për akreditim të mediave dhe vëzhguesve ndërkombëtar është deri më: 23 nëntor 2020. Të gjitha informacionet për aplikim i gjeni këtu: https://www.kqz-ks.org/sherbime-per-ojq-dhe-medie/. (Deri më 23 nëntor duhet të bëhet konfirmimi i vëzhguesve të akredituar më herët, në muajin mars, si dhe mund të bëhen plotësime).
KQZ njfton se vetëm vëzhguesit e akredituar mund të përcjellin procesin zgjedhor në vendvotime në ditën e zgjedhjeve dhe procedurat tjera në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve.
“Aplikimet mund të bëhen në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve gjatë orarit të punës 08:00 – 18:00. Për informata dhe sqarime shtesë, mund të kontaktoni në: 003833820081010 & 0038338211995″.
KQZ thekson se aplikimet përmes e-mailit nuk merren parasysh, përveç aplikimeve nga jashtë Republikës së Kosovës”./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet
Vranët dhe me riga shiu
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe