Pritet që presidenti i ri i zgjedhur amerikan Joe Biden të ndërmarrë një hap historik, dhe për herë të parë të zgjedh një femër që do të jetë në krye të Pentagonit, duke thyer kështu një nga barrierat e rralla të mbetura për gratë në qeveri, shkruan Associated Press.
Siç raporton kjo agjenci, zyrtarët amerikanë dhe figurat kyçe të fushës së sigurisë konsiderojnë që Michele Flournoy, veterane e Pentagonit, si zgjidhje e duhur për këtë post, transmeton Telegrafi.
E cilësuar si një “dorë stabile që favorizon bashkëpunimin e fuqishëm ushtarak jashtë vendit”, 59-vjeçarja Flournoy ka shërbyer shumë herë në Petangon, duke filluar gjatë viteve të 90-ta, e qëndrimet e saj sigurisht se do t’i siguronin përkrahjen nga të dyja palët për këtë post që kërkon miratimin edhe në Senat.
28 burrat që më parë shërbyen në këtë pozitë nga viti 1947, përfshirë edhe treshen në administratën e Trumpit, kanë qenë veteranë ushtarakë. Por, Flournoy nuk ka shërbyer në ushtri.
Për dallim nga kolegët e saj që shërbyen në këtë post, Flournoy e sheh Kinën si sfidën më afatgjate në skenën ndërkombëtare.
Në korrik ajo tha se Shtetet e Bashkuara po e humbin përparësinë që e kanë ndaj konkurrentëve siç është Kina, sa i përket zhvillimit të teknologjisë ushtarake – ku sipas saj ky trend duhet të jetë prioritet i Pentagonit.
Megjithatë ajo është kundër largimit nga Lindja e Mesme dhe për këtë mbështet idenë “e prezencës së vazhdueshme por në volum më të vogël”. Ka mbështetur kufizimin e rolit në Afganistan duke u fokusuar më shumë në luftën kundër terrorizmit.
Trump kishte këmbëngulur vazhdimisht për tërheqjen e plotë të trupave ushtarake amerikane nga Afganistani, por deri më tani Pentagoni nuk ka marrë ndonjë urdhër për ta bërë një gjë të tillë.
Sa i përket Koresë së Veriut, ka thënë se forumin e tetorit se edhe pse arsenali bërthamor duhet të jetë qëllimi kryesor, ajo e ka të vështirë ta mendoj se si Kim Jong-un mund të pajtohet aq lehtë të heq dorë nga armët bërthamore, që i konsideron edhe si “biletë për mbijetesë”.
E kur është në pyetje Irani, Flournoy mbron qasjen e “rishikimit” të Republikës Islamike duke thyer modelin e njohur të dërgimit të sa më shumë forcave amerikane në Gjirin Persik si kundërpërgjigje ndaj provokimeve nga ana e Iranit, siç edhe bëri administrata Trump në maj të vitit të kaluar që u quajt si kërcënim i interesave të Shteteve të Bashkuara në rajon. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëQytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Zjarri i madh përfshiu një fabrikë acetoni në Rusi
Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles