Reja flet para dy ndeshjeve të rëndësishme të Shqipërisë: Më pëlqen ky projekt, nuk e ndryshoj formacionin
Edoardo Reja e ka të qartë se do ta ketë të vështirë të zgjedhë 11-shen titullarë për ndeshjen ndaj Kazakistanit pas paraqitjes së mirë që bënë disa nga lojtarët e stolit në ndeshjen vëllazërore ndaj Kosovës.
Në konferencën për shtyp trajneri italian, foli për shumë tema duke prekur edhe problemin e golit, ndërkohë që theksoi se nuk do ta ndryshojë skemën as në këto dy sfida.
Në lidhje me kontratën Reja shtoi se do t’i pëlqente të qëndronte gjatë te kuqezinjtë pasi i pëlqen projekti, ndërsa shtoi se nuk e ka zgjedhur Shqipërinë për para.
Ndeshja me Kosovën- Sigurisht do të ketë vështirësi për formacionin. Unë i ka bërë zgjedhjet e mia me lojtarë që kemi. Kemi grumbulluar Gjasulën, por kemi gati edhe Cikalleshin. Kam nxjerrë disa konkluzione nga miqësorja me Kosovën. Jam i kënaqur nga ajo që treguan debutuesit. Mora sinjalet e duhura, pasi siç e dimë po punojmë edhe për të ardhmen.
Problemi i golit- Në momentin që dalim para porte, duhet të jemi konkretë. Trajneri duhet të punojë për këtë, fakti që skuadra ka pasur shumë raste, do të thotë se është bërë një punë e mirë. Duhet të fitojmë për të arritur objektivin tonë, që është vendi i parë në grup. Uroj që rastet e humbura në ndeshjet e kaluara, të jenë ruajtur për këto ndeshje.
Skema dhe formacioni- Nuk është aq kollaj të ndryshosh skemën. Kam nisur me këtë skemë dhe kam besim, pasi me ka dhënë rezultat në këto ndeshje. Kam disa lojtarë që kam krijuar besim. Është e rëndësishme të marrim dy fitore në ndeshjet e radhës. Lojtarët janë të motivuar. Pas këtyre dy ndeshjeve do shikojmë për skemën. Unë marr një 20 lojtarë zakonisht. Lojtarët që kam aktivizuar më kanë krijuar një lloj garancie. Kemi marrë rezultate të merituara, por ka pasur edhe raste kur nuk kemi marrë. Doja fitore ndaj Kazakistanit dhe Lituanisë, por nuk ia dolëm. Ne mbetemi favoritë. Lojtarët që kanë luajtur më përshtaten më shumë në ndeshje. Duam të fokusohemi te Kazakistani. Kmeri luajtur me ta para një muaji dhe ua dimë pikët e dobëta.
Kontrata- Kam një kontratë me Federatën. Dua të vazhdoj, por çdo trajner varet nga rezultatet. Kemi pasur probleme rrugës për shkak të pandemisë m, që na bllokoi. Jemi përpjekur për të bërë maksimumin e rezultateve. Sigurisht një trajner nga rezultatet mund të ketë vështirësi, por unë dua të vazhdoj. Nuk është çështja te paratë, por unë dua të vazhdoj me këtë projekt.
Mungesat- Ndaj Kazakistanit do të jetë e vështirë, pasi ata luajnë prapa. Ata luajnë me 3-5-2 ose 3-4-3. Ne mbrojtje kemi alternativa, në mesfushë jemi më ndryshe. Përveç dy ndeshjeve të fundit, ne e kemi pasur të lehtë të shkojmë te goli.
Presion– Nuk është problem presioni. Unë mendoj se duhet presioni, pasi pa të është e vështirë t’i vendosësh çunat në fushë. Kam lojtarë me eksperiencë që i njohin këto situata. Më vjen keq për pjesën e tifozëve që nuk do i kemi.
Sulmuesit ndaj Kosovës– Baja dhe Seferi bënë një paraqitje shumë të mirë, por janë lojtarë të ndryshëm. Tani kam 4 lojtarë që kanë të njëjtin nivel. Nuk kam vendosur ende për sa i përket sulmit ndeshjen e radhës. Unë i njoh shumë mirë dhe ata e dinë se çfarë kërkoj. Duhet të bëj zgjedhjet e duhura.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Formacionet zyrtare, Atalanta – Marseille: Gjimshit përballë Aubameyang
Formacionet zyrtare, Bayer Leverkusen – Roma: Alonso dhe De Rossi në takimin e fundit para finales
Harrojeni Carlo Ancelottin, ky njeri do të jetë në finalen e Ligës së Kampionëve për herë të nëntë
Mësohet arsyeja pse nuk ndërhyri VAR-i te goli i anuluar i Bayern Munichut ndaj Real Madridit
Vrapimi heroik i Modric edhe pse në moshën 39-vjeçare: Real Madridi shpëtoi, por pa të mund të kishte humbur
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Kroos tronditë tifozët e Real Madridit me lëvizjen e tij pas ndeshjes ndaj Bayern Munichut
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
Mbappe e ka marrë tashmë numrin 10 nga Modric, por kroati mund të preket nga propozimi i ri i francezit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Polemika për golin e anuluar të Bayernit: Ishte apo jo pozicion jashtë loje?
UEFA theu protokollin gjatë vendimit të VAR-it në përballjen mes Real Madridit dhe Bayern Munichut
Matthijs de Ligt: “Gjyqtari më tha: 'Më falni, bëra një gabim'"
Numërohen mbi 95 për qind e votave, këto janë rezultatet dhe numri i deputetëve të partive në Kuvend
"Lutuni për RS" - çfarë do të thotë mesazhi i Rodrygos nën fanellën e tij
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend