LAJMI I FUNDIT:

Berisha i bindur në vendin e parë: Fitojmë ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë

Berisha i bindur në vendin e parë: Fitojmë ndaj Kazakistanit dhe Bjellorusisë

Etrit Berisha u shfaq i bindur dhe i sigurt në konferencën për shtyp, përkrah trajnerit Edy Reja në prag të sfidës ndaj Kazakistanit se kuqezinjtë do i fitojnë dy ndeshjet e radhës në Ligën e Kombeve.

Portieri prishtinas ka deklaruar se do ta mbyllin grupin e katërt në Ligën C në vendin e parë.

Kapiteni i kuqezinjëve vlerësoi gjithsesi Kazakistanin duke e cilësuar një kundërshtar shumë të rrezikshëm në kundërsulm, ndërsa shtoi se në ndeshjen e parë ndaj kazakëve Shqipëria bëri një paraqitje shumë të mirë, por i mungoi vetëm goli.


“Çdo fitore të jep siguri dhe motiv më të madh për të shkuar edhe në ndeshjet e tjera. Ndeshja me Kosovën e ka rëndësinë e vet, pro jo sikur ajo me Kazakhistanin”.

“Ne jemi të koncentruar për këtë ndeshje. Trajneri ka bërë disa ndërrime. Gjithë djemtë bënë një punë të mirë. Në të ardhmen mund të ketë vështirësi për formacionin. Besoj se këto dy ndeshje do i fitojmë”, tha Berisha.

“Kemi lojtarë me eksperiencë dhe të ri që po bëjnë mirë. Ndeshja e fundit ishte e mirë për të gjithë. Me ardhjen e disa lojtarëve, kualiteti do rritet edhe më shumë. Këto ndeshje që duhen pikë duhet të jemi të gjithë bashkë”, vazhdoi tutje portieri shqiptar.

Berisha foli edhe për shiritin e kapitenit që e bart te Kombëtarja shqiptare.

“Shiriti i kapitenit? Nuk ndryshon asgjë, pasi unë jap gjithmonë maksimumin. Nesër na pret një ndeshje e rëndësishme. Mendoj se jemi më mirë se Kazakistani, po e përgatisimin ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme. Faktori shtëpi do ndikojë”.

“Patëm paraqitje të mirë atje, kishim raste të pastërta shënimi. Po t’i shënonim, do flitej ndryshe. Unë mendoj se ekipi reagoj mirë, duke krijuar raste, por mungoi goli. Tani jemi në shtëpi dhe të tregohemi më konkret”.

“Kazakistani? Janë mirë të organizuar në mbrojtje. Në këtë pjesë jemi përgatitur mirë dhe do shfrytëzojmë gabimet. Nuk ka ndeshje të lehta, trajneri e ka përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme”, përfundoi Etrit Berisha. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Cana thyen heshtjen dhe flet për përballjen Rumani - Kosovë: Dardanët nuk e kanë vendin në Ligën C

Përfaqësuesja e Kosovës
Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Guardiola ka vendosur cilin lojtar duhet ta transferojë Man City pas humbjes turpëruese ndaj Tottenhamit

Premier League
I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

I pandalshëm Edon Zhegrova – ylli kosovar gjen golin në sfidën ndaj Rennesit

Ligue 1
Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Si në ditët e tij më të mira – Shaqiri vazhdon me gola në Zvicër, kësaj radhe i shënon Servettes

Ligat tjera
Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

Ylli i Barcelonës pranon se është fajtor kryesor për barazimin ndaj Celta Vigos

La Liga
I jashtëzakonshëm Xherdan Shaqiri – shkëlqen me het-trik në fitoren e Baselit në kampionat

I jashtëzakonshëm Xherdan Shaqiri – shkëlqen me het-trik në fitoren e Baselit në kampionat

Ligat tjera
Kalo në kategori