LAJMI I FUNDIT:

“Duhet edhe një apo dy transferime” – Rivaldo i tregon Barcelonës se në cilin repart duhet të përforcohet

“Duhet edhe një apo dy transferime” – Rivaldo i tregon Barcelonës se në cilin repart duhet të përforcohet

Legjenda braziliane, Rivaldo ka thënë se Barcelona duhet të provojë dhe të nënshkruajë një ose dy sulmues në afatin kalimtar të janarit nëse ata kanë ndonjë ambicie të sfidojnë për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Blaugranët kaluan një verë të trazuar e cila u dominua nga largime të profilit të lartë dhe thashetheme në lidhje me largimet e tjera të mundshme.

Quique Setien u lirua nga detyrat e tij menaxheriale, ndërsa sulmuesi me përvojë, Luis Suarez kaloi te Atletico Madridi sapo Ronald Koeman mori frenat e klubit.


Barca ishte në gjendje të parandalonte largimin e kapitenit Lionel Messi, por ai është i lidhur me një kontratë vetëm deri në fund të sezonit.

Pasi patën kaq shumë turbulenca dhe me mungesë të fondeve gjatë pandemisë së coronavirusit, kishte pak lëvizje në Camp Nou.

Koeman ende ka një skuadër të mbushur me yje, por opsionet e tij janë zbrazur nga një dëmtim fatkeq i talentit Ansu Fati, ndërsa Messi dhe Antoine Griezmann kërkojnë të rimarrin formën më të mirë.

Rivaldo beson se shtesat duhet të bëhen gjatë dimrit në mënyrë që Barca të jetë konkurruese, ndërsa reparti i sulmit duhet të përforcohet.

“Mendova se Barcelona duhet të nënshkruante dikë para dëmtimit të Ansu Fatit, kështu që tani e mendoj edhe më shumë”, ka thënë fillimisht Rivaldo për Betfair.

“Klubi duhet të përpiqet të nënshkruajë me një ose dy sulmues tjerë nëse duan të luftojnë për Ligën e Kampionëve”.

“Koeman duhet të ketë më shumë mundësi në sulm për të menaxhuar një formacion që është mjaft vendimtar dhe konkurrues në ndeshjet e mëdha, në gara të rëndësishme”.

“Ansu po luante mirë, ai po fitonte besim dhe po bëhej më me ndikim në ekip, mungesa e tij është një tjetër dhimbje koke për trajnerin”, përfundoi braziliani. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova ia humbë

Kosova ia humbë "busullën" selektorit të Qipros, nuk e di se ku qëndron problemi me ekipin e tij

Përfaqësuesja e Kosovës
Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Gjersa Kosova po fiton kundër Qipros – Edon Zhegrova dërgon mesazh

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Reagimi i parë i Florent Muslijës pas përjashtimit nga Përfaqësuesja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Reagon Foda pas fitores së thellë të Kosovës në udhëtim ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

Zbulohet se përse u ndërpre ndeshja mes Qipros dhe Kosovës në minutën e 33-të

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori