LAJMI I FUNDIT:

Alexander-Arnold zbulon se si është të luash kundër shpejtësisë dhe forcës frikësuese të Adama Traores

Alexander-Arnold zbulon se si është të luash kundër shpejtësisë dhe forcës frikësuese të Adama Traores

Trent Alexander-Arnold ka insistuar se nuk ka asgjë që një lojtar mund të bëjë kur ata përballen me fuqinë dhe shpejtësinë e kombinuar të Adama Traore.

Mbrojtësi i djathtë 22-vjeçar i Liverpoolit është vendosur si një nga mbrojtësit më të mirë në futbollin botëror dhe një pjesë integrale e skuadrës së Jurgen Klopp.


Dhe Trent e ka gjetur veten duke luftuar kundër shumë lojtarëve ndër ta edhe 24-vjeçarit Traore kur Liverpooli përplaset me Wolves në Ligën Premier.

Adama Traore vazhdon shkëlqimin te Spanja, sulmuesi dribloi shkëlqyeshëm tre kundërshtarë zviceran
Lexo po ashtu Adama Traore vazhdon shkëlqimin te Spanja, sulmuesi dribloi shkëlqyeshëm tre kundërshtarë zviceran

Reprezentuesit të Anglisë iu kërkua të ndërtonte lojtarin e tij perfekt duke caktuar futbollistë në atribute të ndryshme, duke filluar nga forca dhe drejtimi te qëndrueshmëria dhe aftësitë.

Trent, në mënyrë të papritur, zbuloi se ai do të zgjidhte Traore për shpejtësinë e tij, duke thënë se ylli i Ujqërve është i papërmbajtshëm.

“Pothuajse nuk është njerëzore mënyra se si ai mund të ndryshojë drejtimin dhe të ikë. Unë kurrë nuk jam ndjerë kaq i pafuqishëm kundër dikujt”, ka thënë fillimisht Alexander-Arnold për Goal.

“Njerëzit janë më të shpejtë se ju, kjo është e pashmangshme, por ju mund ta merrni veten në pozicione të mira, t’i jepni vetes një start dhe ta fusni veten në garë. Por me të, dhe me fuqinë e tij gjithashtu, nuk mund të bëni asgjë në të vërtetë”.

Adama Traore befason të gjithë me fizikun, shpejtësinë dhe forcën e treguar në debutim te Spanja ndaj Portugalisë
Lexo po ashtu Adama Traore befason të gjithë me fizikun, shpejtësinë dhe forcën e treguar në debutim te Spanja ndaj Portugalisë

“Më kujtohet sezoni i kaluar kur ai hyri në Anfield. Ai thjesht kthehej, godiste dhe zhdukej. Unë kurrë nuk jam ndjerë i tillë më parë! Duhet të jetë ai, duhet të jetë”, përfundoi anglezi.

Trent gjithashtu zgjodhi shokët e ekipit të Liverpoolit, James Milner, Virgil van Dijk dhe Mohamed Salah për qëndrueshmërinë, drejtimin dhe forcën e lojtarit perfekt. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Roma 0-2 Bayer Leverkusen, nota e Granit Xhakës dhe të tjerëve

Liga e Evropës

"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe

Liga e Evropës
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’

Liga e Evropës
Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

Barcelona e hapur për të shitur yllin e madh të ekipit

La Liga
Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Tifozët e Real Madridit kanë mbetur të habitur me praninë e ‘lojtarit misterioz’ me ekipin në Gjermani

Liga e Kampionëve
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori