LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni, vaksinimi kundër gripit sezonal i punonjësve shëndetësor do të kryhet në vendet e tyre të punës

Maqedoni, vaksinimi kundër gripit sezonal i punonjësve shëndetësor do të kryhet në vendet e tyre të punës
Foto: Ilustrim

Ministria e Shëndetësisë bëri të ditur se gjatë kësaj sezoni vaksinimi kundër gripit sezonal për herë të parë, për punonjësit shëndetësor do të ndodhë në vendet e tyre të punës dhe jo siç ishte deri më tani në Qendrat për Shëndet Publik.

Nga Ministria e Shëndetësisë kumtojnë se do të përfshihen të gjithë punonjësit shëndetësorë që kanë shfaqur interes për vaksinim dhe vaksinimi do të jetë falas, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Në këtë mënyrë, vaksinën e bëmë më të qasshme për të gjithë punonjësit shëndetësor si një kategori e rrezikuar e që në kushte të COVID-19 është e rëndësishme”, thuhet në njoftimin e MSH-së.


Në dërgesën e parë spitalet siguruan 2.790 vaksina dhe këto ditë do të vinë edhe vaksinat tjera për shkak se është shfaqur interes nga punonjësit shëndetësor.

Ndryshe, të martën filloi vaksinimi kundër gripit seoznal, ndërsa qytetarëve mund të caktojnë termin për vaksinim falas përmes mjekut amë. MSH njofton se sivjet blerë 40 mijë doza vaksina apo 12 mijë më shumë se viti i kaluar.

“Është viti i tretë që sigurojmë vaksinim për personat mbi 65 vjet, personat me sëmundje kronike, gra shtatzëna, punonjës shëndetësor dhe fëmijë deri në moshën 5-vjeçare”, thonë nga MSH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Rifat Jashari shkakton të qeshura në takim me Kurtin dhe ministrat, pyet Sveçlën: A po të ngon kush, a po e ngon kon, a veç vetën?

Lajme
​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

​Kurti, politikani më i votuari në Kosovë – thyen rekordin e presidentes Vjosa Osmani

Lajme
Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Qeveria merr vendim, mbyllet platforma TikTok në Shqipëri

Lajme
Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Zbulohet organizatori i vrasjeve të shqiptarëve në Ekuador, krahu i djathtë i Dritan Rexhepit

Lajme
Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Vetë-ngrënia e qelizave të dëmtuara - çka është procesi i autofagisë që “ndodh” gjatë agjërimit

Shëndetësi
Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Vendimi për mbylljen e TikTok-ut, reagon Edi Rama

Lajme
Kalo në kategori