LAJMI I FUNDIT:

Rekord i zi, 26 viktima dhe 1.321 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Rekord i zi, 26 viktima dhe 1.321 raste të reja me Covid-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë informon se në 24 orët e fundit janë kryer 3.836 teste, ndërsa janë regjistruar 1.321 raste të reja me Covid-19, njofton Telegrafi Maqedoni.

Sipas qyteteve në: Shkup-583, Kumanovë-100, Dibër-12, Shtip-40, Prilep-57, Tetovë-80, Strugë-13, Veles-64, Manastir-50, Ohër-31, Kavadar-23, Gostivar-46, Gjevgjeli-22, Strumicë-15, Kriva Pallankë-9, Radovish-5, Krushev-8, Koçan-29, Probishtip-6, Demir Hisar-10, Makedonski Brod-2, Pehçev-5, Berov-3, Vallandov-4, Vinic-13, Dellçev-6, Kratov-4, Sveti Nikollë-12, Kërçovë-35, Resnjë-10, Negotin-24.

Instituti i Shëndetit Publik sot regjistroi 433 pacientë të shëruar nga coronavirusi.


Sot janë regjistruar 26 viktima nga coronavirusi, shtatë pacientë nga Shkupi (65, 50, 65, 72, 76, 60 dhe 80), dy nga Shtipi (64 dhe 50), një nga Prilep (66), një nga Tetova (71), dy pacientë nga Struga (66 dhe 59), një nga Velesi (68), dy nga Manastiri (55 dhe 57), tre pacientë nga Ohri (77, 63 dhe 80), një nga Kavadari (71), një nga Gostivari (73), një nga Strumica (62), një pacient nga Kriva Pallanka (57g), dy nga Radovish (82 dhe 72) dhe një pacient nga Dellçeva (71). Të gjithë pacientët vdiqën në spital.

Numri i përgjithshëm i të diagnostifikuarve në vendin tonë që nga fillimi i epidemisë është 42.540./Telegrafi/