LAJMI I FUNDIT:

Kroos shpërthen ndaj idesë për Superligën Evropiane: Futbollistët nuk pyeten, jemi thjesht kukulla të FIFA-s dhe UEFA-s

Kroos shpërthen ndaj idesë për Superligën Evropiane: Futbollistët nuk pyeten, jemi thjesht kukulla të FIFA-s dhe UEFA-s

Mesfushori i Real Madridit, Toni Kroos ka hedhur poshtë idenë e Superligës Evropiane, ndërsa nuk ka hezituar ta të drejtojë kritika drejt shtëpive të futbollit, FIFA dhe UEFA.

Muajin e kaluar, presidenti në largim i  Barcelonës, Josep Maria Bartomeu  konfirmoi se klubi ka pranuar një ftesë për të luajtur në një Superligë të re Evropiane dhe kjo ka bërë bujë të madhe.


Një raport i mëvonshëm në Diario AS gjithashtu pretendon se edhe klubet e tjera të mëdha spanjolle, Real Madridi dhe Atletico Madridi kishin pranuar të përfshihen.

Barcelona pajtohet t’i bashkohet Superligës së Evropës – arsyeja specifike ka të bëjë me financat e klubit
Lexo po ashtu Barcelona pajtohet t’i bashkohet Superligës së Evropës – arsyeja specifike ka të bëjë me financat e klubit

Kjo ka bërë që mesfushori gjerman i Realit, Kroos të reagojë me zemërim, pasi sipas tij nuk po pyeten fare futbollistët.

“Fatkeqësisht, ne nuk vendosim si lojtarë. Ne jemi thjesht kukulla të FIFA-s dhe UEFA-s”, ka thënë fillimisht Kroos për gazetën Marca.

“Nëse do të kishte një union të lojtarëve, ne nuk do të luanim një Ligë të Kombeve ose një Superkupë të Spanjës në Arabinë Saudite”.

Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Jemi fuqishëm kundër Superligës së Evropës, do ta vriste futbollin
Lexo po ashtu Presidenti i UEFA-s, Ceferin: Jemi fuqishëm kundër Superligës së Evropës, do ta vriste futbollin

“Këto gara përpiqen të thithin gjithçka financiarisht dhe gjithashtu të shtrydhin lojtarët fizikisht. Por, unë jam një adhurues i madh i lënies së gjërave siç janë kur po shkojnë mirë. Ligat tashmë janë jashtëzakonisht kërkuese së bashku me Ligën e Kampionëve, Kupën e Botës etj”.

“Nga pikëpamja sportive, sigurisht që do të ishte interesante sepse do të kishte vetëm ndeshje të nivelit të lartë. Por, hendeku midis klubeve të mëdha dhe të vogla do të zgjerohet edhe më shumë”, përfundoi mesfushori gjerman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Nënshkrimi i Mbappes ka shkaktuar tension në zhveshtoren e Real Madridit

Ndërkombëtare
Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Zbulohet se çfarë fshihej pas dedikimit me maskë të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

Tre sulmuesit që Xavi i do për të përforcuar sulmin e Barcelonës këtë verë

La Liga

"Mjekët më thanë se së shpejti do të vdes", Ish-portieri gjerman tregon sëmundjen e rëndë me të cilën po përballet

Bundesliga
Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Bisedimet kanë nisur, Jose Mourinho befason të gjithë me skuadrën e tij të re

Ndërkombëtare
Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Milani zgjedh numrin 9 të ri, mund të bëhet transferimi më i shtrenjtë në histori të klubit

Serie A
Kalo në kategori