Këngëtarja Filloreta Raçi – Fifi, ka qenë disa herë e përfolur për jetën e saj private, ndonëse vet ka pranuar të qëndrojë në heshtje.
Së fundmi, temë në media u bë fakti se ajo po ndiqte vetëm një person në rrjetin social Instagram, i cili dyshohej të ishte i dashuri i saj – ndërsa tani ajo ka rritur numrin e personave që ndjek sërish në 54.
Prandaj, Fifi ka vendosur që të bëjë një reagim ndaj shkrimeve të shumta në media, duke thënë se arsyeja se pse po bëhen shkrime të tilla në drejtim të saj, është fakti që ajo po tregohet e mirë më shumë se që duhet.
“Shumë shpesh tregohem e papjekur…Shumë keq apo jo? Ama njeri pa gabime nuk ka. Mundohem me qenë e drejtë dhe harroj që në këtë botë plot me hijena duhet me qenë edhe lojtar…Kam treguar shumë copëza nga jeta ime, që janë interpretuar sipas çdo kujt siç kanë dashur. Gjynah apo jo? Njëjtë si çdo njeri në notë edhe unë edhe njerëzit që i involvoni nëpër media kemi ndjenja dhe prekni ndoshta ku s’duhet…e thash njëherë – Gabimi im që flas më shumë se ç’duhet”, ka shkruar Fifi në një postim.
Në një status tjetër të ndarë me ndjekësit në InstaStory, Fifi ka numëruar gabimet që ajo po bën lidhur me këtë çështje.
“Gabimi jem mbase që mundohem të jem me këmbë në tokë, e prekshme, sociale. Gabimi jem mbase që tregoj kur jam e lumtur…gabimi im që harroj që ekzistojnë njerëz që dojnë me prish punë…gabimi jem që jap më shumë se duhet mbase”, ka shkruar këngëtarja.
Më tej, ajo ka shkruar se do t’ju tregojë ndjekësve të saj kur të jetë koha e duhur të bëjë diçka publike për jetën e saj private.
“Jo shumë kohë më parë kam thënë në një status, që kur të kem gjëra konkrete do ju them vet personalisht…dhe e vetmja gjë konkrete është që ‘Jam e dashuruar’. Ndërkohë zonja dhe zotërinjve m’keni prek në familje, më keni prekur në kallo (sedër)”, ka shkruar Fifi.
Për fund, artistja u shpreh se shkrime të tilla e kanë prekur atë në pikat e saj të dobëta.
“Kam shumë nevojë të shoh të shkruhet për muzikën time…Ndërkohë është aji im absolutisht që kam dhënë copëza. Dhe ky është statusi i fundit që unë shkruaj për çështje të jetës time personale…nuk do them as edhe bnjë fjalë më të voglën mbi këtë gjë as me status as në intervista as në live, as në asnjë vend. Me shumë dashuri, Fifi. PS: Kënga ‘Ninullë dashnie’ vjen këtë javë”, ka shkruar Fifi, teksa ka paralajmëruar ardhjen e këngës së saj të re. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ia përmendën faktin që s’ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t’i ndajë
Shefat e “Oscars” njoftojnë se ceremonia do të mbahet – përkundër raportimeve që ajo mund të anulohej për shkak të zjarreve në L.A.
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Gazetarja Dasara Karaiskaj hedh akuza të rënda ndaj Jozit: Është homoseksual, njoh edhe partnerin e tij me të cilin ka bashkëjetuar
Gjesti provokon Eglin: A puthemi?
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Ia përmendën faktin që s'ka fëmijë, Rozana Radi qan me dënesë: Unë jam pa shtëpi vetëm për këtë, më shumë shkoj unë në spital se doktorët
Videoja e BBVA që po bëhet virale, G Bani dhe Laerti flasin greqisht me gjuhë denigruese dhe kërcënuese për Gjestin
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën
Situatë tejet e tensionuar mes Rozanës dhe Gertës në BBVA, G Bani hyn në mes që t'i ndajë
Kontrata e shekullit në futboll: Përveç milionave, Ronaldo po bëhet edhe bashkëpronar te Al Nassr
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime