LAJMI I FUNDIT:

E ëma dhe i biri humbin jetën nga COVID-19 brenda një ore, familjarët e tyre kanë një mesazh për bashkëqytetarët e tyre britanikë

E ëma dhe i biri humbin jetën nga COVID-19 brenda një ore, familjarët e tyre kanë një mesazh për bashkëqytetarët e tyre britanikë

Një familje britanike që humbi më të dashurit nga coronavirusi, u ka bërë thirrje bashkëqytetarëve të jenë më të kujdesshëm ndaj COVID-19, e cila ia mori jetën një nëne dhe të birit të saj brenda një periudhe kohore prej një ore.

Mark Wakefield, 53-vjeç dhe e ëma e tij Dorothy, 79, ndërruan jetë më 7 nëntor në spitalin mbretëror, ku dyshja ishin shtrirë dhe po trajtoheshin për shkak të coronavirusit, transmeton Telegrafi.

Por edhe pse Dorothy dukej sikur kishte marrë veten, ajo u prek nga pneumonia dhe ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit, pak minuta para se babai i një fëmije njëherit djali i saj Mark të ndërronte jetë, pasi që ishte në koma për më shumë se një javë.


Tani Emily Murrell, mbesa e Dorothy dhe Markut, po paralajmëron të gjithë që të jenë më serioz sa i përket çështjes së pandemisë së coronavirusit.

“Shumë njerëz po mendojnë se COVID-19 nuk është i vërtetë apo që nuk mund të rrezikoj seriozisht shëndetin e njeriut. Kur gjyshja dhe daja im shkuan në spital, ata nuk e dinin se kurrë më nuk do të kthehen”, ka shtuar ajo. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Studentët nga Beogradi arritën në këmbë në Novi Sad

Studentët nga Beogradi arritën në këmbë në Novi Sad

Serbia
Rrëzohet aeroplani mjekësor me gjashtë pasagjerë në Filadelfia

Rrëzohet aeroplani mjekësor me gjashtë pasagjerë në Filadelfia

Amerika
Hamasi liron tre izraelitë - pengjeve u dorëzojnë certifikata dhe dhurata

Hamasi liron tre izraelitë - pengjeve u dorëzojnë certifikata dhe dhurata

Azia

"Luftë" brenda Kontinentit të Vjetër - liderët evropianë po garojnë kush do të jetë 'zëri' i Trumpit

Evropa
Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Astronomët kanë shënjestruar një asteroid që është nisur drejt Tokës - çfarë duhet të dijmë

Botë
Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Gjenerali gjerman paralajmëron ndërhyrjen ruse: Nuk jemi më në paqe

Evropa
Kalo në kategori