Në mbarë botën ka mbretëruar një atmosferë shprese dhe gëzimi, për faktin që kompania Pfitzer ka njoftuar se vaksina e tyre kundër coronavirusit është mbi 90 për qind efikase.
E efikasiteti i saj është shumë më i madh sesa që shkencëtarët kanë pritur në këto momente, dhe do të mund t’i jepte fund epidemisë së coronavirusit, transmeton Telegrafi.
John Bell, profesor i mjekësisë në Universitetin e Oksfordit, që punon në zhvillimin e vaksinës së AstraZeneke, ka thënë se ekipi i Pfitzer ka treguar një nivel të lartë efikasitetit dhe kjo do të thotë që bota do të mund t’i kthehet normalitetit në pranverë.
“Jam i parë që do ta them këtë, por do ta them me vetëbesim. Jeta do t’i kthehet normaliteti në pranverë, po, po”, ka shtuar Bell.
Ai theksoi se është optimist për këtë. E profesori Peter Horby nga Universiteti i Oksfordit, beson se ky është një moment i rëndësishëm dhe është e rëndësishme të ruhet optimizmi.
“Jam ndjerë më lehtë kur pashë rezultatet. Është një shenjë e mirë dhe duket sikur gjithçka ka ndryshuar”, ka shtuar Horby. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=e3AtrT0raWw&feature=emb_title
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Politico: Ukraina do të nisë negociatat për anëtarësimin në BE në qershor
E modifikuan duke shpresuar se nuk do të arrijnë ta shkatërrojnë, tanku rus “shkeli” në minat ukrainase
Turbulenca të forta gjatë udhëtimit me aeroplan Londër-Singapor, humb jetën një person dhe mbi 30 të lënduar
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251