LAJMI I FUNDIT:

Komisioni për Buxhet nuk e kalon Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Komisioni për Buxhet nuk e kalon Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike

Komisioni për Buxhet dhe Transfere nuk i ka dhënë mbështetje raportit me rekomandime për Projektligjin për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19.

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim nuk ka kaluar Projektligji në lexim të dytë në këtë Komision.

Kështu që nuk pati vendim marrje për t’u procesuar sot ky Projektligj në seancën e jashtëzakonshme dhe krahas këtij votimi dështon edhe seanca e jashtëzakonshme.


Deputetët e Vetëvendosjes nuk morën pjesë në votim.

Në këtë mbledhje nuk morën pjesë deputetët e PDK-së, të cilët kanë vendosur të mos marrin pjesë në asnjë aktivitet të Kuvendit për një javë, si akt solidar për atë që po ndodh me figurat e larta të UÇK në Gjykatën Speciale.

Megjithatë, shefi i GP të PDK-së Bedri Hamza, që është anëtari i këtij Komisioni ende qëndron i izoluar pas infektimit me COVID-19.

Ndërsa, për orën 11:00 sot ishte paraparë të mbahet seanca e jashtëzakonshme për shqyrtimin në lexim të dytë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike që mundëson edhe tërheqjen e 10 për qind të mjeteve të Trustit.

Kujtojmë, se më 12 tetor ishte miratuar në lexim të parë ky Projektligj pas tentativës së shtatë. /KP/

Në trend Ekonomi

Më shumë

"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'

Botë
Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Vite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë

Botë
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!

Ekonomi
Kalo në kategori