LAJMI I FUNDIT:

​Kërkohet të mos kufizohet përqindja e tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti

​Kërkohet të mos kufizohet përqindja e tërheqjes së mjeteve financiare nga Trusti

Kuvendi i Kosovës sot pritet të bëj shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Rimëkëmbjen Ekonomike nga pandemia COVID-19. Pjesë e këtij Projektligji është edhe mundësia për tërheqjen e 10 përqindëshit të kursimeve personale në Trust.

Nëse qytetarët janë të ndarë rreth idesë së tërheqjes së mjeteve nga Trusti, Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) e vlerëson si jo serioze dhe shantazhuese kufizimin e përqindjes së tërheqjes.

Kryetari i KMDLNJ-së, Behgjet Shala e vlerëson si të palogjikshme kufizimin që i pamundëson qytetarëve të tërheqin aq sa duan ata.


Ai madje thotë se Trusti duhet ta ketë të qartë se ato para janë të qytetarëve dhe se këta të fundit duhet të vendosin për shumën që duan të tërheqin.

“Lexova një informatë ku thotë që Trusti brenda një kohe të shkurtër i ka humbur 100 milionë euro në tregjet botërore. Trusti nuk mund të bëjë çka të dojë me paratë e mia ose të tuat, sepse ato nuk janë para të Trustit, ato janë të qytetarëve të Kosovës. Është joserioze e pandershme dhe shantazhuese në qoftë se ju e limitoni mundësin e tërheqjes në vetëm 10 për qind. Mendoj që në vend që Trusti të shkojë e t’iu japë para kompanive jashtë Kosovës me një kamat 0.5 për qind e ato para të kthehen pastaj në Kosovë që përmes institucioneve mikrofinanciare apo përmes bankave gllabërojnë me kamata prej 6 për qind deri ndoshta 30 për qind, ajo nuk është aq kontribut. Trusti duhet ta ketë të qartë që ato para nuk janë të Trustit janë para të qytetarëve të Kosovës dhe qytetari i Kosovës duhet thjeshtë të disponojë si të dëshirojë”, thotë Shala për KosovaPress.

Ai shton se deputetët duhet të nisin një iniciativë me anë të së cilës përcaktohet pronësia e parave të Trustit.

“Në qoftë se është në bazë ligjore që ia mundëson Trustit këtë kohë, mendoj që deputetët e Kuvendit të Kosovës duhet ta nisin një iniciativë që thjeshtë të përcaktohet pronësia e parave të trustit. Në qoftë se janë para të Trustit atëherë vendos Trusti, në qoftë se janë të qytetarëve atëherë ata vendosin se sa do t’i tërheqin dhe kur do t’i tërheqin. Nuk ka nevojë të bëhet kjo hallakam se a kaloi ligji në lexim të parë a nuk kaloi për t’i tërhequr paratë që janë tuat”, thotë ai.

Për qytetarin Faik Vitia, vet tërheqja e Trustit është gabim.

“Vet tërheqja e Trustit është gabim sepse qeveria duhet të gjejë mënyra të tjera dhe jo të marrë nga pasuria e Trustit. Edhe ashtu është shumë pak. Besoj dhe shpresoj që do të kalojë shumë shpejtë”, thotë Vitia.

Të njëjtin mendim ndan edhe qytetari Ismajl Hamiti.

“Unë mendoj se jo, ato janë të holla për një të ardhme e cila mundet me pas pasoja negative për vet ata njerëz. Mandej ajo nuk është ndonjë shpërndarje e njëjtë për të gjithë, për shembull varet atje domethënë nuk bën ndonjë rregullim në çështje të caktuara”, vlerëson Hamiti.

Derisa, qytetari Hajdar Pasha konsideron se tërheqja e kursimeve në Trust është në favor të qytetarëve.

“Standardi që e kemi ne dhe qysh është duke shkuar ky standard është mirë me i marrë paratë. A është mirë a nuk është do ta shohin në fund që kur të plaken nuk kanë me pas para”, thotë ai.

Kurse, qytetari tjetër Hilmi Rrahmani thotë se tërheqja e 10 për qind kursimeve pensionale të Trustit nuk është ide e mirë për qytetarët.

“Jo nuk është mirë për qytetarët, se po i shpenzon fondet e pensionit. Shumë shpejt kur del në pension një pjesë e tyre kanë me i pas vetë ka 90 euro sikurse i kanë gjysma e pensionistëve”, deklaron Rrahmani.

Pagat e ulëta në vend kanë ndikuar që gjysma e kontribuuesve në Trust, në rast të kalimit të këtij projektligji, do të marrin vetëm nga 100 euro, derisa 105 mijë kursimtarë nuk do të mund të marrin më shumë se 10 euro.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Bisha Lamborghini Revuelto tani në Kosovë, ekskluzivisht nga Auto SHERRETI

Auto Sherreti
Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

Për flokë dhe lëkurë rrezatuese: Këto 3 lloje të kolagjenit janë gjithçka që ju duhet

E Bukura e Dheut
Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Udhëto sigurt drejt top destinacioneve evropiane me Prishtina Ticket

Prishtina Ticket
Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Shijuat verën, por humbët formën? Ja si të riktheheni në formë pa pasur nevojë të dilni nga shtëpia

Melodia Px
Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

Inaugurohet investimi më i ri për lumturinë e fëmijëve - ATC Kids

ATC Kids
Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Si të blini veturën perfekte me 100% financim? Zbuloni sekretet e platformës më serioze në vend

Carvago by Gjirafa
Kalo në kategori