LAJMI I FUNDIT:

SHBA-ja mund të ketë 200 mijë raste ditore me coronavirus

SHBA-ja mund të ketë 200 mijë raste ditore me coronavirus

SHBA-ja raportoi për shtatë ditë me radhë nga 100 mijë raste me coronavirus, derisa është vendi i parë në botë që ka regjistruar tanimë 10 milionë të prekur që nga shpërthimi i pandemisë.

Sipas CNN, përcjell Telegrafi, shifra ditore e rasteve ka të ngjarë të rritet shpejt, bazuar në deklaratën e një eksperti.

“Ne po e vërejmë që rastet po rriten ndjeshëm në këtë vend”, tha Micheal Osterholm, drejtor i Qendrës për Kërkimin dhe Politikën e Sëmundjeve Infektive në Universitetin e Minesotës për CNN.


“Nuk do të habitem nëse në javët e ardhshme do të shohim nga 200 mijë raste në ditë”, shtoi ai.

SHBA-ja kohëve të fundit është përballur me rekord rastesh të reja, shifrat ditore që raportohen të jenë më të larta se sa në stinën e verës.

Ekspertët në pamundësi të vaksinës efektive, bëjnë apel për respektimin e masave parandaluese.

Gjatë ditës së djeshme kompania amerikane Pfizer në bashkëpunim me atë gjermane BioNTech, thanë se vaksina e tyre eksperimentale ka rezultuar 90 për qind efektive./Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”

Botë
Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Sulmi ukrainas me raketat britanike Storm Shadow, la të vrarë 500 ushtarë të Koresë së Veriut dhe një gjeneral rus

Evropa
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj

Amerika
Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Zviceranët votojnë kundër zgjerimit të autostradave

Evropa
Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Përfshihet nga zjarri motori i një aeroplani në aeroportin e Antalias në Turqi – mediat sjellin detaje dhe pamje

Turqia

"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit

Botë
Kalo në kategori