Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani e cila po ushtron edhe detyrën e Presidentes së vendit, ka thënë se nuk është planifikuar ndonjë takim me palën serbe sa i përket dialogut dhe se konsideron se kjo nuk është kohë e favorshme që të vazhdohen këto takime.
Osmani gjatë konferencës për medie tha se vet kryeministri i vendit, Avdullah Hoti gjatë takimit që kishte me të i kishte konfirmuar se nuk ka planifikuar ndonjë takim me palën serbe.
“Nuk e kam fjalën për një shtyrje, por nëse vendoset që të vazhdohet tash këto ditë, nuk më duhet se Kosova do të jetë në kushte të favorshme për të vazhduar tani me këto takime. E kam diskutuar edhe dhe i kam thënë se nuk mendoj se është e favorshme kjo kohë për të vazhduar dialogu, ndërsa ai më konfirmoi se nuk ka të planifikuar ndonjë takim gjatë ditëve të ardhshme”, tha Osmani.
Sa i përket pjesëmarrjes së saj në këtë proces, ajo tha se nuk është ftuar që të marrë në procesin e dialogut.
Osmani u shpreh se nuk është e domosdoshme prezenca e të gjithëve në dialog, por duhet të jenë të gjitha forcat politike të bashkuara në një qëndrim që do të përfaqësohej në këtë dialog nga përfaqësuesi legjitim.
“As si ushtruese e detyrës së Presidentit, por as si kryetare e Parlamentit të përfshihem në procesin e dialogut. Nuk besoj që do të ishte racionale, që të futem në një proces në të cilin nuk kam marrë pjesë nga fillimi, apo të marrë përsipër marrëveshje që i kanë negociuar të tjerët, është tjetër gjë kur ulem nga fillimi dhe marr përsipër negociatat, por të marrë përsipër marrëveshje të cilat i kanë negociuar të tjerët nuk mendoj se është racionale dhe nuk i ndihmon situatën. Do të bëjë të pamundurën ta ndihmoj shtetin tim. Nuk është që kam pasur kërkesë nga dikush në Kosovë që të jap kontributin tim. Përtej rolit tim personal mendoj se të gjitha forcat politike të jenë të bashkuara. Është mirë që Kosova të jetë sa më mirë e përfaqësuar, kjo nuk do të thotë që duhet prezenca e secilit në Bruksel, por nënkupton se në Kosovë duhet ta ndërtojmë një qëndrim dhe që ai qëndrim të përfaqësohet nga përfaqësues legjitim të Kosovës”, tha Osmani gjatë konferencës për medie. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShembet një objekt në Jabllanicë të Gjakovës, vdesin tre fëmijë
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Dosja e Prokurorisë për planin e vrasjes në Pejë, grupi do të paguhej 30 mijë euro për vrasje e 7 mijë për plagosje
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime
Policia e Kosovës në veri përveç me objekt të ri bëhet edhe me 117 policë tjerë
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Më të lexuarat
Publikohen pamjet: A po luante Real Madridi me më shumë se një kundërshtar ndaj Espanyolit?
Barcelona po e mbyll afatin kalimtar dimëror me një top transferim - Deco në negociata
Përplasje mes Morgan dhe Carlson për ndërhyrjen e NATO-s në Kosovë, reagon ambasadori Meidani: Historia s'do të rishkruhet!
Bëri ndërhyrje horror në Mbappen, lojtari i Espanyolit tregoi se çfarë i tha francezit
Jozi befason me përgjigjen kur pyetet për vendin më të çuditshëm ku ka kryer marrëdhënie
Perez del kundër një top transferimi, cilësohej si zëvendësuesi i Toni Kroos