LAJMI I FUNDIT:

Pendarovski: E di se shumë të rinj nuk janë të kënaqur me luftën ndaj korrupsionit dhe nepotizmit

Pendarovski: E di se shumë të rinj nuk janë të kënaqur me luftën ndaj korrupsionit dhe nepotizmit

“E di se shumë të rinj nga Maqedonia e Veriut nuk janë të kënaqur me rezultatet e arritura në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe nepotizmit ose me efektet e politikave ekonomike dhe arsimore”.

Këtë sot e tha presidenti i vendit Stevo Pendarovski, në konferencën e ndërkombëtare rinore me temë: “Vlerat evropiane për të ardhmen e vendeve të Evropës juglindore”, e cila për shkak të pandemisë është mbajtur online, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Pendarovski tha se pakënaqësia e të rinjve çdo herë është lajm i keq, pasi tregon se politikanët nuk arrijnë të ndërtojnë shoqëri përfshirëse, ekonomi rritëse dhe kulturë të dialogut.


“Njëkohësisht, derisa të rinjtë janë të pakënaqur, por janë të gatshëm të bëjnë diçka në lidhje me atë, ka shpresë për të gjithë ne”, tha Pendarovski.

Sipas tij, pandemia e ka përkeqësuar edhe më tej situatën.

“Në kushte të këtilla, por edhe në ato normale, politikanët duhet të gjejnë mënyrë që jo vetëm t’i dëgjojnë të rinjtë, por edhe t’i përfshijnë në krijimin e politikave dhe marrjen e vendimeve”, tha Pendarovski./Telegrafi/