LAJMI I FUNDIT:

Kosova në Samitin e Sofjes nënshkruan deklaratën për tregun e përbashkët rajonal dhe atë për agjendën e gjelbër

Kosova në Samitin e Sofjes nënshkruan deklaratën për tregun e përbashkët rajonal dhe atë për agjendën e gjelbër

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka marr pjesë në Samitin e Sofjes që është vazhdimësi e Procesit të Berlinit, ku temë ishte tregu i përbashkët rajonal.

Gjatë këtij samiti, Kosova së bashku me vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor nënshkruan dy deklarata, atë për tregun e përbashkët rajonal dhe për agjendën e gjelbër.

Me këtë rast, Hoti tha se janë duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm së bashku si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi.


“Besoj që sot jemi duke ndërmarrë një hap të rëndësishëm së bashku si gjashtë vende të Ballkanit Perëndimor, të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi. Është e qartë se Bashkëpunimi Ekonomik Rajonal stimulon rritjen, shton konkurrencën dhe investimet e huaja në rajon, duke shpejtuar konvergjencën tonë në drejtim të Bashkimit Evropian. Gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, edhe tani janë zonë e tregtisë së lirë, por për të realizuar përfitimet e plota të bashkëpunimit tonë rajonal, ne duhet t’i largojmë të gjitha barrierat e lëvizjes së lirë të mallrave, kapitalit, shërbimeve dhe të njerëzve. Kosova është e përkushtuar që ta arrijë këtë. Më lejoni të theksoj se Zona Ekonomike Rajonale, në asnjë mënyrë nuk është alternativë për integrimin evropian”, tha Hoti.

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti pas nënshkrimit të dy deklaratave – atë për tregun e përbashkët rajonal dhe për agjendën e gjelbër

Për shkak të pandemisë COVID-19, takimi ishte virtual, ku përveç përfaqësuesve të gjashtë vendeve të Ballkanit, morën pjesë edhe kancelarja gjermane Angela Merkel, presidenti i Francës, Emmanuel Macron, presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe përfaqësues të tjerë të vendeve anëtare të Bashkimit Evropian. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Kush tha që pushimet verore kanë mbaruar? Shtatori vie me oferta që nuk duhet t'i humbisni asesi

Fafa Resort
EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC vjen me zbritjen e madhe vetëm një ditore në blerjet online

EBC Cosmetics
Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

Pauza të këndshme, shije të jashtëzakonshme - Pashteta MEKA

MEKA HALAL FOOD
Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Këto kompani të mëdha po ju kërkojnë – A jeni gati për një sfide të re?

Telegrafi Jobs
Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Mos e humbisni mundësinë e fundit për të fituar një Vespa të re nga Auto Mita

Auto Mita
Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Edhe pak ditë na ndajnë nga ndarja e shpërblimeve nga loja e Emona Center

Emona Center
Kalo në kategori