LAJMI I FUNDIT:

Vendimet që pritet të merr Biden, në ditën e parë të tij në Shtëpinë e Bardhë

Vendimet që pritet të merr Biden, në ditën e parë të tij në Shtëpinë e Bardhë

Presidenti i zgjedhur Joe Biden planifikon, në ditën e tij të parë në Shtëpinë e Bardhë, të miratojë disa urdhra ekzekutivë që rikthejnë përpjekjet e presidentit Donald Trump për një numër çështjesh.

Kështu së paku sipas FoxNews ka thënë një pjesëtar i fushatës, sipas të cilit veprimet ekzekutive do të përfshinin edhe ribashkimin me Marrëveshjen e Klimës të Parisit, ribashkimin me Organizatën Botërore të Shëndetit dhe shfuqizimin e ndalimit të udhëtimit të Trump që synon kombet me shumicë myslimane, përcjell Telegrafi.

Premtimi erdhi pasi disa media, përfshirë Fox News, parashikuan Biden si fituesin e zgjedhjeve presidenciale të vitit 2020.


Që nga e hëna, ekipi i fushatës së Trump u zotua të vazhdojë të sfidojë rezultatet, duke përmendur çështjet me fletët e votimit dhe procesin e numërimit.

Vendimi i Biden për të hyrë përsëri në OBSH pasqyroi një përpjekje më të gjerë për të luftuar coronavirusin pas marrjes së detyrës.

Demokratët kanë dënuar vendimin e Trump për të dalë nga organizata transnacionale në mes të një pandemie ndërkohë që Trump e ka mbrojtur masën si një mënyrë për ta mbajtur organizatën përgjegjëse për “gabimet gjatë pandemisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Trump fali themeluesin e Silk Road, i cili u dënua me burgim të përjetshëm për shitje droge

Amerika
Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Dy të vdekur në sulmin me thikë në një park në Gjermani, një fëmijë mes viktimave

Evropa
Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Mashkull dhe grua në SHBA - çka do të thotë kjo për komunitetin LGBTQ+

Amerika
Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Aksion i mirëorganizuar i ukrainasve, arrijnë të eliminojnë 21 ushtarë koreano-veriorë dhe të plagosin 40 tjerë në Kursk

Evropa
Iraku legalizon pedofilinë

Iraku legalizon pedofilinë

Azia

"Bëhu serioz", presidenti i Panamasë reagon me nervozizëm ndaj pyetjes së "pushtimit" të kanalit nga ana e Trumpit

Amerika
Kalo në kategori