LAJMI I FUNDIT:

Ndryshime të reja nga ndërtimi i stadiumit të ri të Real Madridit

Ndryshime të reja nga ndërtimi i stadiumit të ri të Real Madridit

Detaje të reja janë zbuluar në lidhje Santiago Bernabeun e ri të Real Madridit në lidhje me mënyrën se si do të ndërtohet stadiumi me pamje të re.

Marca ka zbuluar se kompania Acerinox nga Cadiz do të projektojë strukturën dhe do të sigurojë materiale për strukturën, duke përfshirë çatinë e re të lëvizshme.


Punimet janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë dhe mungesa e transferimeve në këtë verë nga Los Blancos, ka dhënë një shtyje të madhe në punime.

Ideja e rindërtimit është ta bëjë stadiumin më efikas, të rehatshëm dhe të qëndrueshëm – ndërsa gjithashtu siguron të ardhura më të larta për klubin.

Në vitin 2016, Këshilli i Madridit, i udhëhequr nga kryebashkiaku Manuela Carmena – kishte miratuar planet e përkohshme të klubit, por hodhi poshtë idenë e Perez për integrimin e një hoteli dhe qendre tregtare në objekt, në mënyrë që të rritin të ardhurat e klubit.

Kapaciteti i stadiumit do të mbetet i pandryshuar, një çati e tërhequr do të vendoset ndërsa zona do të bëhet më miqësore për tifozët, me një parking makinash të konsiderueshëm. /Telegrafi/