LAJMI I FUNDIT:

Maqedoni: Vlera e shportës minimale të konsumatorit është 33.704 denarë

Maqedoni: Vlera e shportës minimale të konsumatorit është 33.704 denarë

Vlera e shportës minimale të konsumit për muajin tetor të vitit 2020 është 33.704 denarë, kumtoi sot Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë (LSM).

Sipas LSM-së, në shportë, ushqimi dhe pijet marrin pjesë me 14.092,64 denarë, banimi me 10.812,82, higjiena me 2.388,61, ndërsa transporti me 2.469,16 denarë.

Për rroba dhe këpucë janë shpenzuar 2.157,26 denarë, 1.066,79 për kulturë, ndërsa gjithsej 716,91 denarë janë shpenzuar për ruajtjen e shëndetit.


LSM-ja rikujton se sipas njoftimit të fundit të Entit shtetëror për statistikë, paga mesatare mujore neto për muajin gusht të vitit 2020 ishte 27.535 denarë./Telegrafi/