LAJMI I FUNDIT:

Balla: Partia Demokratike e Shqipërisë drejtohet nga një hetues i UÇK-së

Balla: Partia Demokratike e Shqipërisë drejtohet nga një hetues i UÇK-së

Debatit virtual mes kryeministrit i Shqipërisë, Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha i është bashkuar edhe deputeti i PS-së, Taulant Balla.

Përmes një shkrimi në Facebook thotë se, PD-ja drejtohet nga një hetues i UÇK-së.

Balla thotë se komandantët e UÇK-së duhet të mbajnë mend mirë se Basha largoi të gjithë shqiptarët e Kosovës nga grupi hetimor për të qenë i vetëm.


“Partia Demokratike e Shqipërisë sot drejtohet nga një hetues i UÇK! Ne e dimë që Lulezim Basha nuk ka këllqe të zbardhë rolin e tij në palo-raportet që paraprinë Raportin e Dick Marty-t, kur me maskë mbi fytyrë merrte në pyetje komandantët e UÇK. Komandantët e UÇK të mbajnë mend mirë Lulezim edhe pse ti fshiheshe pas maskës dhe largove të gjithë shqiptarët e Kosovës nga grupi hetimor për të qenë i vetëm. Është fakt publik që Lulezim Basha ka larguar shqiptarë të Kosovës si A. P., B. Gj. dhe të tjerë nga hetimi. Siç shkruan HRW, Lulezim Basha ka punuar për Tribunalin dhe Departamentin e Drejtësisë së UNMIK pas luftës dhe ka hetuar personalisht vendmbajtjet e robërve në veri të Shqipërisë”, shkruan Balla.

Një gjyqtar i procedurës paraprake i Speciales, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së, ish-presidentit Hashim Thaçi, krye-parlamentarëve Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, si dhe ndaj shefit të Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimit.

Paloka i reagon Ramës: Po e vazhdon lojën e Serbisë, ish-luftëtarët e UÇK-së kanë nevojë për mbështetje
Lexo po ashtu Paloka i reagon Ramës: Po e vazhdon lojën e Serbisë, ish-luftëtarët e UÇK-së kanë nevojë për mbështetje

Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjegjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë bërë në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Dalin shifrat, sa emigrantë nga Shqipëria e Kosova në SHBA mund të dëbohen pas urdhrit të Trump

Lajme
Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Plani për vrasje në Pejë, Sylejmani i rreptë: Policët të shkojnë edhe në klube të natës

Siguri
Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Dyshime se planifikonin vrasje, avokatja e familjes Elshani: Familja ishte e gatshme të ofronte gjithçka që kishin

Lajme
Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Avokati serb: Presioni i Perëndimit kyç për ndjekjen penale të Radoiçiqit për sulmin në Banjskë

Drejtësi
Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Pas SHBA-së edhe Zvicra ndërpret ndihmën ekonomike për Shqipërinë

Lajme

"Plotësisht i pafajshëm", Naim Murseli deklarohet para trupit gjykues

Lajme
Kalo në kategori