LAJMI I FUNDIT:

Vala e re e pandemisë COVID-19 ndërpreu dinamikën e rimëkëmbjes së ekonomisë në Evropë

Vala e re e pandemisë COVID-19 ndërpreu dinamikën e rimëkëmbjes së ekonomisë në Evropë

Vala e dytë e pandemisë COVID-19 që ka përfshirë të gjithë Evropën rrezikon rimëkëmbjen e ekonomisë, konstaton Komisioni Evropian në Bruksel. Mirëpo, prognozat janë pesimiste.

Sipas komisionarit të BE-së për Ekonominë, Paolo Gentiloni, vala e dytë e pandemisë COVID-19 po e rrezikon ekonominë në Evropë, pasi “hovi i rimëkëmbjes u ndërpre”.

Gentiloni gjatë prezantimit të prognozës koniunkturore për BE-në dhe Eurozonën, tha se një kthim në normalitet as vitin e ardhshëm.


Për vitin në vazhdim, parashikohet një rënie ekonomike e 27 vendeve anëtare të BE-së me rreth 7.4 për qind, kurse për Eurozonën një rënie ekonomike me 7.8 për qind.

Arsye për këtë janë ngadalësimi i rimëkëmbjes ekonomike dhe rritja e fortë e borxheve të reja.

“Por prodhimi si në hapësirën e euros, ashtu edhe në BE nuk pritet të arrijë as në vitin 2022 gjendjen para pandemisë”, thuhet në prognozë.

Për vitin 2021 ky autoritet pret një rritje ekonomike me 4.1 për qind, në verë KE kishte pritur një rritje 5.8 për qind. Ndërsa kuota e borxheve në BE mesatarisht këtë vit nga 79.2 për qind e Produktit të Brendshëm Bruto do të rritet në 93.9 për qind.

Komisioni Evropian kërkoi nga Banka Qendrore Evropiane të bëjë gjithçka që është e mundur, për të kompensuar pasojat negative të kësaj futjeje masive në borxhe. Për shkak të kostove mjaft të ulëta të normave të interesit, tregjet financiare nuk kanë reaguar deri tani ndaj borxheve të larta të shteteve të BE-së.

Për Gjermaninë pritet një rënie ekonomike me 5.6 për qind këtë vit, kurse vitin e ardhshëm rritje ekonomike me 3.5 për qind. Kurse vendi më i goditur nga pandemia ekonomikisht mbetet Spanja, ku pritet një rënie ekonomike me minus 12.4 për qind, pasuar nga Italia me një minus prej 9.9 për qind, Kroacia me minus prej 9.6 për qind dhe Franca me minus prej 9.4 për qind. Për shkak të zhvillimit dramatik në Spanjë, pritet që ky vend t’ia kalojë Greqisë me shkallën e lartë të papunësisë.

Megjithatë Komisioni Evropian i ka vendosur një pikëpyetje të gjitha prognozave për ekonominë.

Theksohet se për shkak të gjendjes së pandemisë COVID-19, prognozat ekonomike aktualisht “lidhen me një shkallë shumë të lartë pasigurie dhe rreziqesh”.

Një faktor tjetër pasigurie është BREXIT-i dhe negociatat që ende nuk kanë sjellë sukses për një marrëveshje pas daljes së Britanisë së Madhe nga BE-ja.

Zëvendëspresidenti i KE-së, Valdis Dombrovskis tha se, “perspektiva e një BREXIT-i pa marrëveshje “rëndon ndjeshëm në perspektivën ekonomike të BE”.

Megjithatë Paolo Gentiloni u shpreh së fundmi, se ky është një vlerësim teknik, që nuk përjashton se në fund mund të kemi sukses në negociata. /Deutsche Welle/

Në trend Ekonomi

Më shumë
“Urdhëro Hykmete, skena për ty” -  vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

“Urdhëro Hykmete, skena për ty” - vazhdon përplasja e Muratit dhe Bajramit për kontratat njëburimore

Ekonomi
Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Murati reagon ndaj kritikave të opozitës për tenderët, thotë se Prokuroria Speciale po lufton Kurtin dhe jo korrupsionin

Ekonomi
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri

Ekonomi
Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Këto janë TOP konkurset e kësaj jave

Ekonomi
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!

Ekonomi
Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Një jetë e re, një fillim i ëndrrave - Kompleksi Linda Premium Residence

Ekonomi
Kalo në kategori