Në historikun shqiptar të artizanatit, Kukësi zë një vend të veçantë. Që në kohët e moçme, endja në vegjë e pëlhurave prej liri, pambuku e leshi, punimet me grep, qëndisjet, prodhimi dhe dekorimi i veshjeve popullore, kanë qenë profesioni i vetëm për gratë dhe vajzat e kësaj zone.
Hatixhe Kallabaku nga Shishtaveci, është artizania e vjetër e fshatit.
“Kam 21 vjet që punoj pa u shkëputur në këtë zanat. Sa të mundem do të punoj, pasi është një punë e vështirë, por e mirë”, thotë ajo. “Çdo vajzë ka një veshje popullore. Ka shumë kërkesa për veshjet popullore, se e duan kulturën tradicionale. Kam porosi nga shumë qytete, deri në Mitrovicë. Nga Gjirokastra kam shumë kërkesa, si për veshjet e grave dhe të burrave”.
Shishtaveci ka qene fshati ku çdo familje ka pas vegjë në shtëpi, por me kalimin e kohës dhe emigracioni ky zanat filloi duke u zbehur tek vajzat dhe gratë.
“Kur ishim të reja nuk ka pasur vajzë në fshat të mos dijë të përdorë vegjë, pasi atëherë këto ishin veshjet tona të përditshme. Pas viteve 1090 e lanë punën në vegjë. Më pas nisëm dy gra të punonim dhe filluam të kishim shumë kërkesa”, shprehet Hatixhja.
Fakti që Kukësi ka qenë shumë i izoluar nga pjesa tjetër e Shqipërisë, për mungesë të infrastrukturës rrugore ka ndikuar pozitivisht në ruajtjen e traditave të artit popullor, që vjen pothuajse e pandryshuar deri në ditët e sotme. Tekstilet e leshta të Kukësit shquhen për teknikën unike, ashtu siç janë të veçanta edhe thurjet me shtiza, ojat, dantellat, qëndisjet e shumëllojshme.
Veshjet popullore manifestojnë kulturën tradicionale të zonës dhe janë trashëguese e transmetuese të shumë elementëve që vijnë nga lashtësia. Janë karakteristike dhe të lashta edhe motivet popullore që përdoren në prodhimin e qilimave dhe sexhadeve, me kombinime shumëngjyrëshe me shije të hollë artistike, të cilat nuk mund të gjenden në asnjë zonë tjetër në Shqipëri. /atsh/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![“E vënë në lojë banorin e ri” - vazhdon plani mes Gjestit dhe Eglit, gjuajnë me fjalë njëri-tjetrin kinse po zihen](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-94-780x439.jpg)
“E vënë në lojë banorin e ri” - vazhdon plani mes Gjestit dhe Eglit, gjuajnë me fjalë njëri-tjetrin kinse po zihen
![“U hap kutia e Pandorës](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Marlind-Laci-Ekspert-i-marredhenieve-nderkombetare-780x439.jpg)
“U hap kutia e Pandorës", eksperti: Shqipëria dhe Kosova duhet të armatosen
![Ish-miku i reagon DJ Gimbos për rastin e Gjestit me Diellzën: Ke qenë edhe ti prezent, nuk më keni lënë të ndërhyj](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-92-780x439.jpg)
Ish-miku i reagon DJ Gimbos për rastin e Gjestit me Diellzën: Ke qenë edhe ti prezent, nuk më keni lënë të ndërhyj
![Komisioni i BE-së i gatshëm t’i jap Kosovës opinion për statusin e vendit kandidat](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/be-kosova-e1739740842686-780x439.jpg)
Komisioni i BE-së i gatshëm t’i jap Kosovës opinion për statusin e vendit kandidat
![Çfarë ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih? Shtatë deklaratat që bënë bujë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot_10-18-780x439.png)
Çfarë ndodhi në Konferencën e Sigurisë në Mynih? Shtatë deklaratat që bënë bujë
![Kurti e Rama](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/kurti-ramaaa-780x439.jpg)
Kurti e Rama "të relaksuar" gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih