Komisioni Evropian është i gatshëm të përgatisë një opinion për aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE sapo Këshilli ta kërkojë këtë dokument. Ky është lajmi i ri ndër zhvillimet e pakta tash e sa javë në procesin e dialogut.
Bashkë me komentet për zgjedhjet nacionale, në deklaratën e përbashkët, shefja e diplomacisë së Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, dhe komisionerja për Zgjerim, Marta Kos, kanë dërguar një sinjal që e presim nga dhjetori i 2022-s.
Ato thonë se Komisioni Europian është i gatshëm të përgatisë një opinion mbi aplikimin e Kosovës për anëtarësim sapo Këshilli i BE-së ta kërkojë këtë dokument.
Një ndër njerëzit që e njeh më së miri funksionimin e brendshëm të BE-së, mendon se kjo porosi është tregues se Bashkimi Europian e ka kuptuar që politika e neutralitetit është e padobishme dhe e dëmshme.
“Pra në njëfarë mënyre ne e kemi “shitur” dialogun shumë lirë. Pra vetëm për status kandidat pa njohje të pesë vendeve. Pra njohja e pesë vendeve po vërehet se do të vonojë shumë, kështu që BE e ka gjetur si hapin e ndërmjetëm pranimin e Kosovës si vend kandidat për të lëvizur tutje”, ka deklaruar Dritëro Arifi – profesor.
Sipas Arifit, ky qëndrim nuk pasqyron ndonjë ndikim nga Kallas ose emisari Sorensen, por duket se është një dakordim i heshtur nga 27 vendet anëtare të cilat presin që Kosovë të lëvizë nga pozicionet dhe të shpërblehet me përkrahje.
Kushti sipas tij por edhe sipas ish zv. ambasadorit në Gjermani është zbatimi i marrëveshjeve të deritanishme.
Krahas kësaj, ish-diplomati Blerim Canaj, mendon se përmendja e obligimeve për palët përkrahë mundësisë për statusin e vendit kandidat, figurativisht janë shkopi ose karota.
“Një që është ndër më kryesoret është se Bashkimi Europian nuk dëshiron të importoj probleme dhe konflikte dhe deri në përfundimin e dialogut nuk e besoj që as Kosova e as Serbia e plotësojnë parakushtin kryesor të saj”, ka theksuar Blerim Canaj – ish-zëvendës ambasadori i Kosovës në Gjemani.
Përkundër optimizmit të natyrshëm, Canaj nuk beson se Kosova do ta ketë fatin edhe për një kohë të fitojë të drejtën e vendit e kandidat e të shkojë në fund të pistës, pra të bëhet pjesë e familjes evropiane.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Grusht i rëndë për Serbinë, Vuçiq e kishte dërguar gruan e tij në Kenia për ta penguar njohjen e Kosovës

Halil Kastrati: Mblidhen 5 milionë euro për bamirësi në Natën e Kadrit

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Kurti pre e dy komedianëve rusë, ish ministri i Brendshëm: Fajin e ka kabineti i kryeministrit

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Për vetëm 29.95€ me Telegrafi Deals dhe Melodia PX, këto patika bëhen tuajat!

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Më të lexuarat

Bekim Jashari dhuron 100 mijë euro për familjet në nevojë

"I çoj të fala motrës së Presidentes", Fero publikon sekuenca të këngës së tij më të re, i drejtohet indirekt edhe Arbenitës

Ndryshimi drastik i Gjestit që nga hyrja e tij në BBVK e deri më sot në Big Brother VIP Albania

Ademi: Rruga pranë vendit të vrasjes në Vushtrri, kontrollohet nga fajdexhinjtë e trafikantët e drogës

Komedianët rusë kishin tentuar ta mashtrojnë edhe ish-presidentin Hashim Thaçi, por ai i kishte zbuluar

Fabrizio Romano zbulon personin që e bëri të mundur transferimin e Alexander-Arnold te Real Madridi