LAJMI I FUNDIT:

Joe Biden bëhet presidenti i ri i SHBA-së, vjen urimi i parë nga LDK

Joe Biden bëhet presidenti i ri i SHBA-së, vjen urimi i parë nga LDK

Anëtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka uruar presidentin e ri të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden.

Abdixhiku ka thënë se presidenti Biden e njeh mirë Kosovën, transmeton Telegrafi.

“Kosova, në fjalë të tashmë Presidentit Biden, ka një mik të jashtëzakonshëm pas. Ka një President që na njeh mirë e në thelb për dekada rresht. Biden bën pjesë në gjeneratën e parë – dhe tani të fundit të mbetur – që njeh rrugëtimin tonë për liri e shtetësi që nga dita e parë. Dhe kjo, nëse asgjë tjetër na jep sigurinë që na mungonte tash e sa kohë. Pak vende sot kanë një lidhje të tillë”, ka thënë ai.


Për më shumë, postimi i plotë i Lumir Abdixhikut:

“Njerëz të Kosovës; ju kam njohur gjatë 40 viteve të fundit. Ju kam parë”; “Ju nuk jeni vet. Keni miq mjaft; keni pas vetes Shtetet e Bashkuara të Amerikës, mikun tuaj më të madh”. ~ Joe Biden, 2016, Prishtinë.

Mbështetës i zëshëm i të drejtave të shqiptarëve në Kosovë gjatë të 90-ave; sponzorizues kryesor i rezolutës për intervenim ushtarak në 99-ën; promovues dhe mbrojtës i pavarësisë dhe shtetësisë së Kosovës në 2008-ën; një nga figurat më të involvuara politikisht e emocionalisht në Kosovë, Joseph R. Biden Jr., është zgjedhur President i 46 i Shteteve të Bashkuara të Amerikës – superfuqisë më të madhe që bota ka njohur ndonjëherë.

Joe Biden president i SHBA-ve
Lexo po ashtu Joe Biden president i SHBA-ve

Kosova, në fjalë të tashmë Presidentit Biden, ka një mik të jashtëzakonshëm pas. Ka një President që na njeh mirë e në thelb për dekada rresht. Biden bën pjesë në gjeneratën e parë – dhe tani të fundit të mbetur – që njeh rrugëtimin tonë për liri e shtetësi që nga dita e parë. Dhe kjo, nëse asgjë tjetër na jep sigurinë që na mungonte tash e sa kohë. Pak vende sot kanë një lidhje të tillë.

Pak vende kanë një fat të tillë. Këtë fat Kosova e ka për detyrim ta kthej në punë. I ka, tani për tani, katër vite kohë.

Administratën Trump ndërsa, Kosova do ta falënderojë për mbështetjen e dhënë në formimin e ushtrisë. Siç është praktika e pashkruar me secilën administratë tashmë, edhe kjo s’kaloi pa lënë një shenjë të rëndësishme në shtetin tonë”./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Vdekja e 13-vjeçares shqiptare që tronditi Italinë, autopsia zbardh të vërtetën

Lajme
Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Kosovari vrau kushëririn në Zvicër pas konfliktit për një mur në Kosovë - gjykata jep detaje

Lajme
Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Djali i presidentit Trump shpërndan postimin e Grenellit, në të cilin thotë Kurti po gënjen se është i afërt me SHBA-në

Lajme
Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Çmimet e tregut për barnat, sqarim i Telegrafit rreth reagimit të ATK-së: Artikulli është bazuar në informatat zyrtare të publikuara nga OFK

Lajme

"Tiroli i Jugut si model për Asociacionin" Mandl: Jo një Republika Sërpska, duhet të jetë zgjidhje praktike, pa kërcënim

Lajme
Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Arrestohen katër shtetas të Turqisë në Aeroportin e Prishtinës, dyshohet se prezantuan leje qëndrimi të falsifikuar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori