Në mëngjesin e hershëm të gushtit (2018), u ndala në një pompë të benzinës diku në Normandi (Francë). Derisa po e mbushja rezervarin, një djalosh simpatik, diku rreth 18-20 vjeç, u afrua me buzëqeshje. Duke u munduar të krijonte përshtypje të mira, më përshëndeti në anglisht pasi që e pa regjistrimin e kerrit. Ishte ‘autostoper’ dhe kjo ishte arsyeja që unë nuk i dhashë qehre.
Qëndrimi im refuzues nuk ia prishi pamjen në fytyrë, siç prisja unë.
Pastaj, me gruan time hymë në restorant. Derisa po i mbushnim filxhanët e plastikës me kafe, nga automati, përsëri e pamë djaloshin duke iu lutur njerëzve që ta merrnin. Askush nuk e merrte. Pas një konsultimi me gruan, vendosëm ta merrnim ne. Ne shkonim në jug të Francës, kurse ai ishte nisur për në Zvicër – ku e kishte dashnoren.
Udhëtuam më shumë se dy orë deri te vendi ku e lamë dhe nga ku lidhej rruga ku kerret merrnin drejtimin e Zvicrës. Djaloshi fliste bukur anglisht dhe ishte inteligjent. Në bisedë e sipër thash se ishte italian, sipas mendjes sime. Ai kishte lindur aty, në Normandi, por të dy prindërit i kishte nga jugu i Italisë. E pyeta nëse ishte arbëresh pasi që prindërit i kishte nga i njëjti rajon ku gjendet Kalabria.
“Jo, nuk jam”, tha dhe shtoi, “nuk e konsideroj veten as italian. Jam francez”.
Si bëhet francez dikush nga dy prindërit italianë?
Fare lehtë bëhet. Ai ka lindur në një vend ku është rritur dhe shkolluar dhe ku ndjehet komod. Por, pse nuk ishte italian, e pyeta unë me mentalitetin tim të shqiptarit.
“Nuk jam për shkak se nuk jam”, u përgjigj ai.
Djaloshi kishte shkuar vetëm dy herë në vendlindjen e prindërve dhe kishte vendosur të mos shkonte kurrë më. Kishte parë se asgjë nuk e lidhte me atë vend. Asgjë nuk i kishte pëlqyer atje.
“Janë shumë religjiozë dhe hipokritë”, më tha për njerëzit e afërm të prindërve të tij në jug të Italisë. Ai e mbante veten për ateist dhe religjioni ishte i parëndësishëm. Kur e pyeta nëse fliste italisht (gjuhën e prindërve) u përgjigj se më mirë fliste anglisht. Me pak fjalë, i biri i një çifti italian nuk ishte italian, por francez. Tashti, kjo për mentalitetin e një shqiptari është e vështirë të kuptohet, por është realitet. Ne shqiptarët i kemi ndërtuar kornizat e ngurta të identitetit dhe aty lehtë i vendosim njerëzit duke i cilësuar se kush çka është pa i pyetur individët në fjalë.
Ta marrim me mend sikur ky djaloshi të ishte konvertuar në mysliman dhe të kishte shkuar në Siri ku do të kishte vdekur, sikur që ka ndodhur me një numër të konsiderueshëm të të rinjve evropianë që vinin nga plejada e rokënrolit e deri te Universiteti i Oksfordit dhe nga ‘tradita’ e krishterë. Cili është identiteti i këtyre njerëzve?
Aspak nuk është ai që mendojmë ne. Anglezi, italiani apo edhe shqiptari që shkon për të vdekur në Siri më nuk është anglez, italian apo shqiptar. Identitetin e tij duhet kërkuar në ‘kauzën religjioze’ që e shtynë të vdes. Ai ka hequr dorë nga identiteti ‘tradicional’. Natyrisht, kjo është temë më e gjerë, por këto raste flasin për faktin se identiteti i njeriut është lëvizës dhe njerëzit ndjehen ata çka janë e jo çka mendojmë ne që janë ata. Duhet ta kuptojmë që njerëzit që identifikohen me religjionin si element të rëndësishëm dhe të vetëm, ata më nuk i kushtojnë kujdes përkatësisë kombëtare. Tek e fundit, religjioni kërkon të krijohet kjo ndjenjë.
Te ne, shqiptarët, ekziston një arsye e paarsyeshme që të hulumtojmë për të gjetur shqiptarë kudo në botë edhe nëse ata dikur i kanë patur stërgjyshërit shqiptarë. Ia gjejmë ne diku vegëzën për ta futur në mesin tonë. Dhe, të mburremi me ta ose të turpërohemi nëse rasti është i tmerrshëm sikur ky i Vjenës.
Gjeneratat e emigracionit ndryshojnë nga njëra tjetra. Ta zëmë, gjenerata e parë e cilitdo popull që ka migruar në cilin do vend të Evropës apo botës, nuk është problematike as për vete e as për vendin nikoqir. Ata e dinë se kush janë dhe pse janë në vendin përkatës. Gjërat ndryshojnë me gjeneratën e dytë dhe të tretë. Lind problemi i integrimit dhe shumë prej tyre nuk e kanë të qartë nëse janë me ‘shehër a me Barilevë’. Problemi i integrimit ndikon në lindjen e krizës së identitetit.
Në rastin tonë, te kjo krizë më së shumti ndikojmë ne nga vendi i origjinës, që dëshirojmë që njerëzit të mos ndryshojnë kombëtarisht e as me mentalitet edhe nëse jetojnë nga Zvicra e deri në Amerikë.
Është një presion i madh që i bëhet njeriut për të mbetur shqiptar. Kjo vjen nga periudha e romantizmit të cilën duket se ne ende nuk e kemi kaluar dhe vazhdojmë të ngulfatemi me patriotizëm. Shiheni rastin e Xherdan Shaqirit. Në njërën të atletes e mban flamurin e Kosovës, në tjetrën atë të Shqipërisë kurse fanellën e ka të Zvicrës: inflacion identitetesh. Ky është rezultat i presionit për të ruajtur identitetin (shqiptar) në mënyrë të çuditshme. Realiteti në këtë rast është vetëm fanella.
Sa më shpejt që e kuptojmë se suksesi, dështimi apo turpi i ‘shqiptarit’ që manifestohet jashtë ‘atdheut’, është më mirë për shkak se kjo nuk lidhet me vendin e tij të dikurshëm të origjinës. Madje, kjo as që duhet të jetë temë e diskutimit, sikur që nuk është në vendet tjera, siç është Italia, Spanja, Irlanda, Izraeli apo ndonjë shtet tjetër nga ku njerëzit janë larguar më herët dhe kanë formuar identitet dhe atdhedashuri të re.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A