LAJMI I FUNDIT:

A po stabilizohet situata rreth rasteve me COVID-19 në Çeki?

A po stabilizohet situata rreth rasteve me COVID-19 në Çeki?

Kurba e të infektuarve me coronavirus në Republikën Çeke është rrafshuar, por spitalet janë të ngarkuara dhe infektimi i qytetarëve të moshuar është në rritje, thanë zyrtarët.

Numri i rasteve të reja ditore u rrit tri herë mbi 15,000 qysh më 23 tetor, por të enjten ra në 13,231, njoftoi Ministria e Shëndetësisë të premten.


Numri i riprodhimit “R” ka rënë në rreth 1, duke sugjeruar një situatë të stabilizuar, tha Ministria.
“Kemi regjistruar një stabilizim të situatës epidemiologjike… por, sigurisht se nuk kemi fituar”, tha ministri i Shëndetësisë, Jan Blatny, në një konferencë për media.

“Parashikimet tona tregojnë se do të vazhdojmë të shohim midis 12,000 dhe 15,000 raste pozitive në ditë”, shtoi ai.

Spitalet kanë anuluar gati të gjitha procedurat jourgjente dhe disa është dashur të fillojnë transferimin e pacientëve në rajone të tjera.

Megjithatë, Ladislav Dusek, udhëheqës i institutit të të dhënave shëndetësore UZIS, tha për agjencinë e lajmeve Reuters se skenari më i keq për spitale të mbingarkuara nuk është materializuar.

Të premten, mbi 8,200 pacientë me coronavirus kanë qenë të shtrirë në spitalet e Çekisë.

Në total, Çekia ka regjistruar gati 392,000 raste me coronavirus dhe 4,330 viktima.

Qeveria ka mbyllur shkollat, restorantet dhe shumicën e pikave të shitjes me pakicë dhe ka vendosur orë policore natën, për të kufizuar përhapjen e infeksionit. /rel/

Në trend Botë

Më shumë
Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Një nga qytetet më të mëdha në botë po fundoset - do të shpenzohen 35 miliardë dollarë për ndërtimin e një kryeqyteti të ri

Botë
Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Vrima e kaltër më e thellë në botë gjendet në Meksikë, është 420 metra nën nivelin e detit - shkencëtarët nuk kanë arritur ende në fund të saj

Botë
Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Pse SHBA-ja bleu 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Rusia humb kontrollin e ishullit kyç

Botë
Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Ukraina tërheq nga vijat e frontit tanket amerikane Abrams për shkak të kërcënimeve nga dronët rus

Botë
Kalo në kategori