LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner arrin 200 milionë ndjekës në Instagram – bëhet femra më e re në planet që ka një sukses të tillë

Kylie Jenner arrin 200 milionë ndjekës në Instagram – bëhet femra më e re në planet që ka një sukses të tillë

Kylie Jenner të enjten tejkaloi shifrën e 200 milionë ndjekësve në Instagram, duke u bërë pjesëtarja e parë e familjes së famshme Kardashian që arrin këtë shifër në rrjetet sociale.

Ajo është personazhi më i ri në botë (vetëm 23 vjeçe) që arrin një shifër të tillë ndjekjeje, shkruan DailyMail.

Llogari të tjera me ndjekje po aq të mëdha përfshinin vetë faqen Instagram, me 375 milionë ndjekës gjithsej dhe super yllin e futbollit Cristiano Ronaldo, me 241 milionë ndjekës.


Të famshëm si Ariana Grande dhe The Rock ishin gjithashtu lart, me 205 milionë dhe 202 milionë ndjekës, përkatësisht.

Kylie udhëheq familjen Kardashian si më e ndjekura në këtë rrjet social, megjithëse motra e saj Kim Kardashian po i afrohet me 191 milionë ndjekës sa ka.

Pjesa tjetër e pranisë së familjes së famshme në këtë faqe përfshin Kendall Jenner me 141 milionë; Khloé Kardashian me 122 milionë; dhe Kourtney Kardashian me 103 milionë.

Prindërit e Kyliet gjithashtu kanë ndjekje të konsiderueshme, pasi Kris Jenner ka 37.3 milionë ndjekës dhe Caitlyn Jenner ka 10.5 milionë.

Emra të tjerë të shquar me ndjekje të madhe përfshijnë dhëndrit e familjes Scott Disick me 24.2 milionë ndjekës dhe Kanye West me 4.1 milionë ndjekës.

Muajin e kaluar, nëna e Kyliet, ris Jenner i tha WWD se rrjetet sociale ‘janë mënyra më e shpejtë dhe më e kontrolluar për të marrë mesazhin’ kur flasim për perandorinë e biznesit të familjes, e cila përfshin televizionin, modën dhe industri të tjera.

“Kur filluam për herë të parë, nuk kishte asnjë Instagram ose Snapchat ose platforma të tjera të rrjeteve sociale”, tha ajo një muaj pasi familja njoftoi se po e mbyllnin serialin e tyre të famshëm “Keeping Up With the Kardashians”.

Ajo shtoi: “Bota ka ndryshuar. Tani ka kaq shumë, shikuesit nuk iu duhet të presin tri ose katër muaj për të parë një episod. Ne mund t’u japim atyre të gjithë informacionin që çdokush do të dëshironte të dinte në kohë reale. Konsumatori i sheh produktet për të cilat vajzat po punojnë në kohë reale dhe ata e dinë që ne do t’i nxjerrim nga dera shumë shpejt. Vajzat duan që ata të jenë pjesë e udhëtimit për t’i mbajtur të azhurnuar”. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?

Magazina
Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Të gjithë të tronditur nga video që u shfaq në ekran - banorët nuk mund të besojnë fjalët e Edit dhe Drilonit ndaj Sarës

Magazina
Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Atilla Kardesh flet pas darkës me Drenushën, zbulon edhe çfarë i tha e dashura e tij e re

Magazina
Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Publikohet videoja - Driloni dhe Edi e ofendojnë rëndë Sara Kolamin

Magazina
Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Momenti kur Anisa e godet me vezë Xhenetën në kokë, i hedh edhe birrë

Magazina
Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Driloni thotë se në dhomë të rrëfimit i kanë kërkuar të lidhet me Sarën - 'Vëllai i Madh' ia tërheq vërejtjen disa herë

Magazina
Kalo në kategori