LAJMI I FUNDIT:

Pas konfirmimit të aktakuzës dhe dorëheqjes së Thaçit, reagon Bashkimi Evropian

Pas konfirmimit të aktakuzës dhe dorëheqjes së Thaçit, reagon Bashkimi Evropian
Foto: Arkiv/Ilustrim

Bashkimi Evropian ka komentuar dorëheqjen e presidentit Hashim Thaçi, duke thënë se mirëpresin faktin që ai ka rënë dakord të bashkëpunoj me Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

“BE-ja mbështet fuqishëm punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe Zyrës së Prokurorit të Specializuar.

Bashkëpunimi i plotë me këto institucione është thelbësor, si një demonstrim i rëndësishëm i angazhimit të Kosovës për sundimin e ligjit, i cili nga ana tjetër është një element thelbësor për përparimin e Kosovës në rrugën e saj evropiane dhe për angazhimin e BE-së me Ballkanin Perëndimor në tërësi.


Pas dorëheqjes së Presidentit Thaçi, ne besojmë që përfaqësuesit e Kosovës do të sigurojnë vazhdimësinë e institucioneve siç përcaktohet me ligjin e Kosovës”, thuhet në deklaratën e BE-së. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buzhala paralajmëron padi për

Buzhala paralajmëron padi për "gurthyesin": Jam shty me Hashim Thaçin e jo me Xhelal Sveçlën

Lajme
Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Sveçla pas aksionit të Policisë në veri: Po zgjatet lista e kriminelëve të strehuar në Serbi

Lajme
Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Tiranë: Vetura mbeti e bllokuar në trafik për shkak të protestës, qytetarja lind fëmijën në automjet

Lajme
Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Vuçiq reagon pas vendimit të Kosovës për heqjen e kufizimit për mallrat nga Serbia

Lajme
'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

'Subvencionet 1', dëshmitari: Kam mbajtë 1 vit burg me ju bo mirë hajnave të shtetit

Drejtësi
Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Profesori serb: Që nga viti 1997 erdha prap në Prishtinë, i kërkoj falje popullit të Kosovës për humbjet dhe dhimbjet nga Serbia

Lajme
Kalo në kategori