LAJMI I FUNDIT:

Bekim Jashari pas arrestimit të Jakup Krasniqit: Askush dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta zbehë kontributin e tij për liri

Bekim Jashari pas arrestimit të Jakup Krasniqit: Askush dhe në asnjë mënyrë nuk mund ta zbehë kontributin e tij për liri

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka reaguar pas arrestimit të ish-zëdhënësit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi.

Jashari ka thënë se Krasniqi ishte ndër ushtarët e parë në Drenicë, transmeton Telegrafi.

“Baci Jakup Krasniqi, ushtari i Lirisë, zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ndër ushtarët e parë në Drenicë, ishte dhe mbetet shembull i ushtarit të denjë në luftë dhe i politikanit e udhëheqësit të sinqertë në paqe”,ka pohuar ai.


Më tej, ai ka thënë se “Askush dhe në asnjë mënyrë nuk mund të zbehë kontributin e tij për liri dhe shtet ndërtim”.

“Lufta e tij e pastër, në mbrojtje të vendit dhe qytetarëve është pjesë e historisë sonë, kurse pafajësia e tij është fakt i pa mohueshëm. Ushtria Çlirimtare e Kosovës, populli ynë liridashës ka bërë luftë të pastër, në mbrojtje të vendit dhe qytetarëve autokton”, ka thënë ai.

Jashari tutje ka shkruar se “ botërisht dihet kush ka bërë krime kundër njerëzimit, kush janë kriminelët e vërtet dhe kush nuk kurseu asgjë për të zhdukur popullin dhe historinë tonë”.

“Andaj shteti dhe kriminelet serb duhet të përballen me drejtësinë dhe të japin llogari për krimet e bëra kundër njerëzit. Çdo tentim për të njollosur UÇK-në dhe historinë tonë të lavdishme është e kot dhe një dështim i radhës i atyre që shpifin kundër popullit tonë. Është sfidë jo e lehtë, është “luftë” e përbashkët, që duhet fituar patjetër. Vetëm dhe vetëm të bashkuar. Baca Jakup Krasniqi do dalësh faqebardhë”, përfundon reagimi.

Ndryshe, hetuesit e Speciales kanë arrestuar sot Jakup Krasniqin, arrestimi ka ndodhur pas bastisjes që është bërë në shtëpinë e tij, e cila ka zgjatur rreth dhjetë orë.

Arrestimin e tij e ka konfirmuar avokati i Krasniqit, Valon Hasani. Ai shtoi se aktakuza i është konfirmuar dhe Krasniqi është nisur për në Hagë.

“Sot prokuroria ka pasur aksion dhe në bazë të urdhrit është arrestuar Krasniqi. Ai është nisur në Hagë dhe shumë shpejtë do të dalë para gjykatës. Tani sapo përfundoi bastisja, dyshohet për vepra të cilat nuk janë të specifikuara por janë në kuadër të veprave që bien nën juridiksionin e Speciales”, ka thënë avokati Hasani. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Faton Peci ushtron kallëzim penal ndaj Paris Gurit, Lumir Abdixhikut dhe zyrtarëve të tjerë të LDK-së

Drejtësi
Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Njohësit e politikës: Gjuha mes Osmanit e Kurtit pritet të ashpërsohet

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori