LAJMI I FUNDIT:

Hoti reagon pas bastisjes në shtëpinë e Krasniqit: Kosova, shembull i respektimit të drejtësisë, do të bashkëpunojmë edhe më tutje me Specialen

Hoti reagon pas bastisjes në shtëpinë e Krasniqit: Kosova, shembull i respektimit të drejtësisë, do të bashkëpunojmë edhe më tutje me Specialen
Foto: Arkiv

Kryeministri i vendit, Avdullah Hoti ka reaguar sot pas bastisjes që po bëhet në shtëpinë e Jakup Krasniqi, duke thënë se Qeveria e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri.

Hoti ka thënë se Kosova ka kanë dhënë shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtare, e njëjtë̈ do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë.

Operacioni i Gjykatës Speciale, vazhdon bastisja në shtëpinë e Jakup Krasniqit
Lexo po ashtu Operacioni i Gjykatës Speciale, vazhdon bastisja në shtëpinë e Jakup Krasniqit

Lexoni të plotë postimin  e Hotit në Facebook:


Qeveria e Republikës së Kosovës po i përcjell veprimet e EULEX-it lidhur me ish Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z. Jakup Krasniqi.

Kosova, bartësit e institucioneve si dhe qytetarët e saj, në vazhdimësi kanë dhënë̈ shembull të respektimit dhe bashkëpunimit me drejtësinë̈ vendore dhe ndërkombëtare. Njëjtë̈ do të veprohet edhe kësaj radhe me Dhomat e Specializuara në Hagë, të cilat janë pjesë e sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës.

Prezumimi i pafajësisë duhet të respektohet në çdo rast përderisa nuk ka një vendim tjetër të gjykatës kompetente.

Qeveria e Republikës së Kosovës e njeh si të patjetërsueshëm qëllimin e pastër e të shenjtë të popullit të Kosovës në luftën për liri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit

Është larguar nga shtëpia prej 10 ditësh, kërkohet ndihmë për gjetjen e Bekim Varit

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Vdekja e ish-presidentit gjerman, Sejdiu: Kohler nënshkroi letrën për njohjen e pavarësisë së Kosovës

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori