Diego Maradona do t’i nënshtrohet një operacioni për një hematomë subdurale (mpiksje e gjakut në tru) të martën në mbrëmje në Buenos Aires, ka konfirmuar mjeku personal.
Legjenda argjentinase ishte shtruar në spital që nga e hëna në mbrëmje për anemi dhe dehidrim, megjithëse gjendja e 60-vjeçarit ishte duke u përmirësuar, kishte thënë mjeku të martën (sot).
Operacioni pritej të fillonte rreth orës 08:00 për të adresuar gjendjen, e cila është një mpiksje gjaku, shpesh i shkaktuar nga një dëmtim në kokë, që mund të ushtrojë presion në tru.
Leopoldo Luque, mjeku personal i Maradonës, ka thënë se procedura ishte një operacion rutinë.
“Ne do të operojmë atë sot. Ai është i kthjellët, ai e kupton, ai pajtohet me ndërhyrjen”, ka thënë Luque.
Maradona, i cili fitoi Kupën e Botës me Argjentinën në 1986 dhe konsiderohet gjerësisht se është një nga lojtarët më të mirë të të gjitha kohërave, aktualisht trajner i klubit lokal Gimnasia y Esgrima.
Dhjetëra tifozë të klubit janë mbledhur në spital që nga e hëna në mbrëmje, duke tundur flamuj dhe duke mbajtur postera me mesazhe mbështetje ndërsa prisnin lajmet për shëndetin e Maradonës. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Gjashtë lojtarë të Barcelonës mund të kenë luajtur ndeshjen e tyre të fundit në shtëpi
Publikohet detaji interesant nga kontrata e Modricit me Real Madridin
Në vitin 2017 punonte në ndërtimtari, ndërsa tani ftohet nga Kroacia për në Euro 2024: Kush është Marco Pasalic
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251