LAJMI I FUNDIT:

Reagon MPJD: Armatosja e vazhdueshme e Serbisë nga ana e Rusisë është kërcënim serioz për tërë rajonin

Reagon MPJD: Armatosja e vazhdueshme e Serbisë nga ana e Rusisë është kërcënim serioz për tërë rajonin

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës (MPJD), ka bërë të ditur se e ka përcjellë me shqetësim deklaratën e ministrit të ri serb të Mbrojtjes, i cili deklaroi se “tridhjetë tanke T-72 do të arrijnë në Serbi, si pjesë e marrëveshjes Vuçiq-Putin, të arritur në Soçi”.

MPJD ka theksuar se armatosja e vazhdueshme e Serbisë nga ana e Rusisë është kërcënim i qartë për të gjithë rajonin, duke e ditur të kaluarën e rëndë kriminale të Serbisë dhe përpjekjet për të vazhduar politikën e saj të shekullit të kaluar prej agresori në Ballkanin Perëndimor.

“Ky armatim i radhës i Serbisë, vjen menjëherë pasi që Rusia njoftoi hapjen e një zyre të saj në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, në përpjekje për t’i thelluar lidhjet ushtarake dhe koordinim të plotë ushtarako-teknik në mes të dy vendeve.


Edhe pse deklarativisht Serbia mëton se dëshiron të bëhet pjesë e Bashkimit Evropian, ajo në vazhdimësi është duke luajtur një rol krejtësisht të kundërt, duke zhvilluar stërvitje të përbashkëta ushtarake me Rusinë dhe Bjellorusinë, madje është raportuar për pjesëmarrjen e forcave të rregullta ushtarake serbe (përfshirë snajperistë) në Bjellorusi. Ushtarët e Serbisë janë parë të përfshirë aktivisht edhe në konfliktin në Ukrainë dhe ka njoftime për përfshirje të mundshme të tyre edhe në konfliktin Azerbajxhan-Armeni”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme.

Ministri serb i Mbrojtjes konfirmon arritjen e tankeve nga Rusia në Serbi
Lexo po ashtu Ministri serb i Mbrojtjes konfirmon arritjen e tankeve nga Rusia në Serbi

MPJD shton se prania e NATO-s në Kosovë dhe anëtarësimi i shteteve të rajonit në këtë organizatë, i kanë kontribuuar sigurisë, paqes dhe stabilitetit rajonal.
“Kjo i pengon Serbisë dhe Rusisë, të cilave nuk u konvenon stabiliteti, siguria dhe paqja në rajon. Prandaj, e gjithë kjo sjellje destruktive dhe e rrezikshme e Serbisë, duhet të dënohet dhe parandalohet, para se të jetë shumë vonë.

Përderisa Serbia duket se është përcaktuar që të bëhet një hambar ushtarak rus, Kosova dhe vendet tjera të rajonit tonë janë përcaktuar për vlerat e vendeve të civilizuara dhe demokratike. Anëtarësimet euro-atlantike të të gjitha shteteve tona, janë përgjigjja më e mirë ndaj tendencave të këtyre vendeve që po përpiqen ta destabilizojnë rajonin tonë dhe ta kërcënojnë në vazhdimësi paqen, sigurinë dhe stabilitetin në Ballkan”, thuhet në reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës

Kronika e Zezë
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit

Lajme
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Tragjedi në Prizren: I bie profili i metalit në kokë, punëtori humb jetën gjatë renovimit të një ndërtese

Kronika e Zezë
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Kalo në kategori