LAJMI I FUNDIT:

Një gjykatë e Teksasit hedh poshtë ankesën e Trumpit, do të numërohen 125 mijë votat që besohet se i sjellin një fitore Bidenit

Një gjykatë e Teksasit hedh poshtë ankesën e Trumpit, do të numërohen 125 mijë votat që besohet se i sjellin një fitore Bidenit

Përpjekjet e fundit të Donald Trumpi për të hedhur dyshime mbi integritetin e zgjedhjeve pasuan paralajmërimet e mëparshme se nëse humb, ato do të jenë mashtruese dhe se votimi përmes postës është i korruptuar.

Këto pretendime erdhën në sfondin e përpjekjeve republikane për të sfiduar votat dhe për ta bërë më të vështirë hedhjen e votës, raporton CNN.

Një gjykatës i dytë i Teksasit, këtë herë në gjykatën federale, vendosi kundër përpjekjes së një grupi republikanësh për të zhvleftësuar 127 mijë votat e hedhura në vendvotimet me veturë (drive thru) në Harris County – një bazë e pushtetit të demokratëve, në një shtet që Joe Biden beson se mund të heqë qafe presidentin, transmeton Telegrafi.


Fushata e Trumpit ka sinjalizuar se mund të deklarojë fitoren të martën në mbrëmje nëse është përpara në shtetet kryesore – edhe pse miliona vota të dërguara nga demokratët mund të mos numërohen.

Fushata e Bidenit këmbëngul se gjendja e garës është e tillë që do të jetë e pamundur që fituesi të shpallet gjatë të martës për shkak të numërimit të zgjatur të votave.

Nisin votimet në SHBA: Biden fiton në një qytezë që ka pesë votues gjersa Trump në një me 26 votues
Lexo po ashtu Nisin votimet në SHBA: Biden fiton në një qytezë që ka pesë votues gjersa Trump në një me 26 votues

Ndërsa Trump po përpiqej të zhvleftësonte zgjedhjet, gati 100 milionë votues amerikanë tashmë kanë hedhur fletëvotimet e hershme dhe me postë.

Në një shfaqje të jashtëzakonshme të energjisë së votuesve, disa shtete, duke përfshirë fushëbetejat kryesore, të tilla, si Arizona dhe Nevada, tashmë kanë tejkaluar pjesëmarrjen e tyre të vitit 2016 para Ditës së Zgjedhjeve. Nëse rreth 50 milionë të tjerë paraqiten për të votuar të martën, Shtetet e Bashkuara mund të thyejnë rekordin e tyre për votat totale, të vendosur katër vjet më parë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Trump ia ndërron emrin edhe majës më të lartë në Amerikën e Veriut

Trump ia ndërron emrin edhe majës më të lartë në Amerikën e Veriut

Amerika
Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Publikohen pamje të reja gjersa ishte gjallë Yahya Sinwar - shfaqet duke udhëhequr operacionet e Hamasit

Azia
Për herë të parë në 30 vjet, New York nuk raporton viktima për pesë ditë rresht

Për herë të parë në 30 vjet, New York nuk raporton viktima për pesë ditë rresht

Amerika
Gratë transgjinore në SHBA, dënimin do ta vuajnë në burgjet e burrave

Gratë transgjinore në SHBA, dënimin do ta vuajnë në burgjet e burrave

Amerika
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd

Serbia
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Kalo në kategori