LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj-Stublla: Kosova ka pritje të larta nga presidenca gjermane që liberalizimi të futet këtë muaj në agjendë

Haradinaj-Stublla: Kosova ka pritje të larta nga presidenca gjermane që liberalizimi të futet këtë muaj në agjendë

Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka zhvilluar sot në Berlin një takim me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Stephan Mayer.

Shefja e diplomacisë e ka falënderuar sekretarin Mayer për mbështetjen e shtetit gjerman karshi Kosovës.

“Në takim me Sekretarin Parlamentar të Shtetit në Ministrinë Federale të Punëve të Brendshme të Gjermanisë, Stephan Mayer shpreha falënderimin e Kosovës ndaj shtetit gjerman, dhe Ministrit Federal Horst Seehofer për ndihmën e pandërprerë dhe bashkëpunimin për forcimin e pozicionit të Kosovës drejt epilogut pozitiv për lëvizje të lirë në BE”, ka thënë Haradinaj -Stublla.


Kryediplomatja ka theksuar se Kosova ka pritje të larta nga presidenca e Gjermanisë për procesin e liberalizimit të vizave për Kosovën.

“Theksova që Kosova ka pritje të larta nga Presidenca gjermane që agjenda e liberalizimit të vizave për Kosovën të futet në agjendë këtë muaj. Mayer gjithashtu e informova që Kosova tashmë ka filluar punën edhe me Francën dhe Holandën që sipas modelit gjerman të bashkëpunimit në nivel ekspertësh, të përmbyllim këtë proces pozitivisht.”, është shprehur Haradinaj-Stublla.

Shefja e diplomacisë ka theksuar se nga Mayer ka marrë mbështetjen për bashkëpunim dhe shkëmbim të përvojave.

“Nga Mayer u sigurova që Ministria Federale e Punëve të Brendshme do të mbështesë më tej Kosovën duke ndarë eksperiencën e tyre pozitive të bashkëpunimit me Kosovën edhe me shtetet skeptike, në mënyrë që të përmbyllet me sukses vendimmarrja e Liberalizimit të Vizave. Sekretari Mayer shprehu mirënjohjen për progresin e Kosovës në përmbushjen e kritereve dhe se Gjermania do të jetë gjithnjë një shtet partner dhe mik për vendin tonë” ka përfunduar Haradinaj Stublla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

FSK në vendin e 141-të, publikohet indeksi i fuqive ushtarake në botë

Lajme
​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

​Ende nuk janë numëruar mbi 96 mijë vota

Lajme
​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

​Kamberi akuzon Gjurgjeviqin e afërt me AfD-në për falsifikim të fakteve për Kosovën

Lajme
Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Temperaturat shënojnë rritje - ja si do të jetë moti gjatë javës së ardhshme

Lajme
Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Mbyllja e katër Qendrave serbe për punë sociale në veri, reagon Ambasada amerikane në Prishtinë

Lajme
Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Plazh në shkurt, pushuesit në Vlorë sfidojnë temperaturat e ulta dhe lahen në det

Lajme
Kalo në kategori