LAJMI I FUNDIT:

Policia: Sulmuesi me thikë në Gjakovë, person me probleme mentale

Policia: Sulmuesi me thikë në Gjakovë, person me probleme mentale

Policia në Gjakovë ka dalë me informata të reja rreth incidentit të sotëm në qendër të qytetit të Gjakovës, ku një person ka sulmuar me thikë qytetarët dhe policinë.

Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Gjakovës, Nysret Gjurkaj, ka bërë të ditur se pjesëtarët e policisë kanë përdorur sprej për të arrestuar sulmuesin, pasi ky i fundit kishte refuzuar t’u bindej urdhrave të tyre.

“Personi ka qenë në mes të rrugës, duke sharë dhe kërcënuar kalimtarët e rastit dhe patrulla policore, përkundër urdhrave verbalë drejtuar të dyshuarit për të hedhur mjetet e rrezikshme nga dora, ai vazhdoi të bëhej më agresiv dhe ka sulmuar policinë me shufër dhe thikë dhe kundër tij është përdorur sprej, dhe i dyshuari është arrestuar. I njëjti kishte probleme mentale dhe atij i është dhënë trajtim mjekësor dhe është hospitalizuar në repartin e psikiatrisë për trajtim të mëtejmë”, ka thënë Gjurkaj për KosovaPress.


Sulmon me thikë qytetarët në qendër të Gjakovës, arrestohet nga policia
Lexo po ashtu Sulmon me thikë qytetarët në qendër të Gjakovës, arrestohet nga policia

Ai ka bërë të ditur se me vendim të prokurorit, të dyshuarit i është shqiptuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndryshe, policia nuk ka bërë të ditur për persona të lënduar gjatë këtij incidenti.