LAJMI I FUNDIT:

Gastronomët kërkojnë ndihmë financiare prej 10 milionë eurove, paralajmërojnë aksion para Qeverisë

Gastronomët kërkojnë ndihmë financiare prej 10 milionë eurove, paralajmërojnë aksion para Qeverisë

Gastronomët e Kosovës po kërkojnë pako të veçantë për ndihmë ekonomike nga Qeveria e Kosovës për këtë sektorë, duke paralajmëruar aksion para institucioneve.

Kryetari i Odës Ekonomike, Berat Rukiqi duke folur rreth masave të reja të vendosura nga Qeveria e Kosovës, tha se nga këto më së shumti ndikohet sektori i gastronomisë dhe se kërkesë kryesore e tyre është të ofrohen të paktën 10 milionë euro.

“U mblodhëm sot për të diskutuar masat e reja kufizuese dhe si gjithmonë, sektori i gastronomisë po është më i ndikuar. Ne kemi rënë dakord që të kërkojmë pako të veçantë për sektorin e gastronomisë ku ia kam dërguar një letër kryeministrit Hoti ku kam kërkuar që bizneset që po ballafaqohen me kufizime me u përkrah siç janë përkrah më herët”, tha Rukiqi.


Ndërsa, Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomëve, tha se kërkojnë nga Ministria e Financave që të formojnë Komitetin për Ekonomi.

“Shoqata e Gastronomeve kërkon nga ministrja ta formoj Komitetin për Ekonomi, duhet të na ndihmojnë ne kohë krize, ne jemi rënduar me këto masa. Të gjithë personelin qe e largojmë, do ja dërgojmë Ministrisë se Financave”, tha Kllokoqi. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Një përkushtim i ri - Konsullata e Kosovës në Cyrih, shërbime cilësore konsullore, urë lidhëse e mergatës në Zvicër

Ekonomi
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?

Ekonomi
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024

Ekonomi
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!

Ekonomi
Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë

Parku i erës në Bajgorë, projekti më i madh i energjisë së ripërtërishme në Kosovë

Ekonomi
Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik

Si po transformon Tiani Residence standardet e banimit në qytetin historik

Ekonomi
Kalo në kategori