LAJMI I FUNDIT:

Hoti: Masat e reja do të vlerësohen brenda dy javësh

Hoti: Masat e reja do të vlerësohen brenda dy javësh

Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se masat e reja të cilat do  hyjnë në fuqi nga nesër, vijnë si pasojë e rritjes së rasteve të infeksionit me Coronavirus.

Hoti, përmes një postimi në Facebook, tha se vendimi për masat e reja do të vlerësohet brenda dy javësh, dhe varësisht nga situata epidemiologjike, do të vlejë deri në një vendim tjetër.

Duke parë trendin në rritje të rasteve me #COVID19, sidomos gjatë javës që po e lëmë, sot kemi mbajtur një mbledhje online, ku kemi vendosur masa të reja për parandalim të përhapjes së #COVID19.


Ky vendim do të vlerësohet brenda dy javësh, varësisht nga situata epidemiologjike, dhe do të vlej deri në një vendim tjetër.

Në linkun më poshtë mund t’i gjeni masat e shpjeguara në detaje për secilin sektor, ndërsa vlejnë si përherë ato baziket: #VendoseMasken #MbajeDistancen #MbajeHigjienen

https://kryeministri-ks.net/qeveria-e-kosoves-miraton-vend…/”, ka shkruar Hoti.

Qeveria e Kosovës ka miratuar masat e reja kundër coronavirusit, gjatë një mbledhjeje të mbajtur të dielën në formën online.

Masat u prezantuan nga ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj të shtunën, pas një takimi që pati me Komitetin për koordinimin dhe vlerësimin e situatës me pandeminë e coronavirusit. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Një 25-vjeçar gjendet i vdekur në një motel në Gjilan, dyshohet se ishte i shoqëruar nga një djalë

Kronika e Zezë
Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Çahet toka në kodrat e Porto-Romanos, banorët ngrenë dyshime

Lajme
Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Ndahet nga jeta Isuf Dedushaj, epidemiolog i njohur dhe ish-drejtor i IKSHPK-së

Lajme
Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Osmani ngushëllon popullin gjerman për vdekjen e ish-presidentit Kohler

Lajme
Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Sulmi me thikë në Gjakovë, në QKUK tregojnë gjendjen shëndetësore të plagosurit

Lajme
Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Walker: Asnjë anëtar i OSBE-së nuk më pyeti asgjë pas përfundimit të misionit në Kosovë, nuk më pyetën se çfarë kishte ndodhur

Lajme
Kalo në kategori