LAJMI I FUNDIT:

Zëvendësuesit i sjellin fitoren Dritës, kampioni fiton me përmbysje ndaj Llapit

Zëvendësuesit i sjellin fitoren Dritës, kampioni fiton me përmbysje ndaj Llapit

Drita ka marrë një fitore të madhje nga udhëtimi në Podujevë, teksa ka mposhtur Llapin me rikthim 1-2.

Ndeshja nisi më mirë për Llapin që kishin iniciativën në minutat e para.

E falë këmbënguljes së vendasve ata gjetën edhe golin e parë në ndeshje në minutën e nëntë.


Ahmed Januzi harkoi në zonë, teksa Valmir Veliu nga afërsia shënoi me kokë për 1-0.

Edhe pas golit të shënuar Llapi luajti më mirë në pjesën e parë, teksa rast të artë për të shënuar pati Ahmed Januzi, por goditja e tij u devijua nga Ardian Limani dhe pastaj nga shtylla.

Drita e pati rastin më të mirë në pjesën e parë në minutën e fundit, kur Kastriot Rexha bëri huqjen e vitit.

Astrit Fazliu asistoi për mrekulli për Rexhen, i cili e pati portën thatë edhe pa portier dhe gjuajti jashtë saj duke humbur një mundësi të artë për të shënuar.

Gjithsesi me epërsinë minimale të vendasve përfunduan 45 minutat e para të ndeshjes.

Drita e nisi më mirë pjesën e dytë, ku filloi sulmet e mëdha drejt portës së mysafirëve.

Inkuadrimi i Almir Ajzerajt nga trajneri Nuhiu ishte tejet i qëlluar, pasi pikërisht Ajzeraj shënoi për të barazuar shifrat në 1-1 pas asistimit nga Ilir Blakcori.

Llapi gjeti golin në minutën e 68-të kur shënoi Kushtrim Shabani, por ai u anulua për shkak të pozitës jashtë loje.

Dy minuta më vonë Drita kaloi në epërsi për herë të parë në këtë sfidë.

Ishte një tjetër zëvendësues, Erjon Vucaj që harkoi bukur në zonë, ndërsa sulmuesi vendas Ahmed Januzi në tentim për ta larguar topin shënoi autogol për t’i dhënë Dritës epërsinë 1-2.

Llapi deri në fund tentoi me gjitha forcat të barazonte rezultatin, por një gjëje të tillë nuk ia doli.

Gjithsesi për kampionin në fuqi kjo ishte një fitore e madhe, duke vazhduar luftën për titull të kampionit.

Drita pas tetë ndeshjeve ndodhet në vendin e dytë me 19 pikë, gjashtë më pak se Ballkani që është i pari, por kampioni në fuqi ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër Llapi mbetet në pozitën e parafundit me vetëm pesë pikë. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Formacioni i mundshëm i Kosovës ndaj Rumanisë – Foda iu beson senatorëve

Përfaqësuesja e Kosovës
Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Koeman e përjashtoi nga Holanda për shkak të kalimit në Arabi Saudite, Bergwijn i përgjigjet brutalisht

Ndërkombëtare
Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

Ylli i Real Madridit pëson lëndim, largohet nga grumbullimi me kombëtaren

La Liga
Ronaldo: Të fitosh Evropianin është e barabartë me fitimin e Kupës së Botës

Ronaldo: Të fitosh Evropianin është e barabartë me fitimin e Kupës së Botës

Përfaqësueset
Ronaldo bëhet lojtari i parë që arrin 900 gola në karrierë, festa e tij emocionuese përmbledh arritjen e pabesueshme

Ronaldo bëhet lojtari i parë që arrin 900 gola në karrierë, festa e tij emocionuese përmbledh arritjen e pabesueshme

Ndërkombëtare
Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Tifozët nuk u besojnë syve me atë çfarë bëri Haaland në stërvitjen e Man Cityt

Premier League
Kalo në kategori