LAJMI I FUNDIT:

Rritje alarmante e numrit të infektuarve me coronavirus, 514 raste të reja dhe tre të vdekur në 24 orët e fundit

Rritje alarmante e numrit të infektuarve me coronavirus, 514 raste të reja dhe tre të vdekur në 24 orët e fundit

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK) ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në vendin tonë janë regjistruar edhe 514  raste të personave të infektuar me COVID-19, kurse tre persona kanë humbur jetën, duke çuar kështu në 681 numrin e viktimave nga ky virus.

Sipas IKSHPK, gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1.,750 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 514 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar tre raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv (2 raste Spitali i Përgjithshëm Prizren, 1 rast Mjekimi Intenziv Qendror).


Numri total i rasteve pozitive është 19,842 raste nga 94,456 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 681 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 86 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 15.520 raste, kurse numri i rasteve aktive është 3,641.

Rastet pozitive janë nga këto komuna:

Prishtinë 249 raste,

Gjilan 32 raste,

Ferizaj 28 raste,

Pejë 28 raste,

Gjakovë 24 raste,

Prizren 23 raste,

Podujevë 20 raste,

Fushë Kosovë 19 raste,

Vushtrri 15 raste,

Deçan 12 raste,

Lipjan 10 raste,

Obiliq 7 raste,

Viti 7 raste,

Mitrovië 6 raste,

Klinë 5 raste,

Drenas 4 raste,

Kamenicë 4 raste,

Shtime 4 raste,

Suharekë 4 raste,

Dragash 3 raste,

Hani i Elezit 3 raste,

Rahovec 3 raste dhe me nga një rast komunat Istog, Novobërdë, Shtërpcë dhe Skenderaj.

Kosova do të vendosë masa të reja për të frenuar përhapjen e mëtejme të coronavirusit të ri. Kështu tha ministri i Shëndetësisë në Qeverinë e Kosovës, Armend Zemaj, i cili tha se vendimi për masat e reja, vjen pas rritjes së numrit të rasteve me sëmundjen COVID-19, që shkakton coronavirusi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Ambasadori i Finlandës: Anëtarësimi i Kosovës në NATO do të bëhet realitet

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

“Paratë, ose do të vras djalin”, polici kërcënon qytetarin se nuk i dha ryshfet

Lajme
Vranët dhe me riga shiu

Vranët dhe me riga shiu

Lajme
“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

“Veriu nuk e mbulon korrupsionin në institucione”, analistët komentojnë raportin e DASH-it për Kosovën

Lajme
Kalo në kategori