LAJMI I FUNDIT:

Sllovakia e para me testim të të gjithë popullsisë për coronavirus

Sllovakia e para me testim të të gjithë popullsisë për coronavirus

Sllovakia të shtunën fillon një program për të testuar të gjithë popullsinë e saj për coronavirus me analiza të antigjenit në atë që do të ishte testimi i tillë i parë global, por kritikët kanë thënë që plani është menduar keq.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, rreth 45,000 punonjës mjekësorë, ushtarë dhe policë po vendosen për të kryer testet në shtetin anëtar të BE-së me 5.4 milionë njerëz, duke kryer teste në rreth 5,000 pika testimi.

“Bota do të shikojë”, tha kryeministri Igor Matoviç më parë këtë javë, duke shtuar se masa do të shpëtonte “qindra jetë”.


Testet e antigjenit japin rezultate të shpejta – ndonjëherë brenda disa minutash – por nuk shihen si aq të besueshme sa testi PCR, për të cilin shtupat e hundës duhet të dërgohen në një laborator për analiza.

Pjesëmarrja në test nuk është e detyrueshme, por kushdo që nuk është në gjendje të prodhojë një certifikatë të testit nëse ndalet nga policia mund të marrë një gjobë të rëndë.

Ndërkohë që kushdo që rezulton pozitiv duhet të shkojë menjëherë në karantinë për 10 ditë.

“Kjo do të jetë rruga jonë drejt lirisë”, ka thënë Matoviç, duke lënë të kuptohet se kufizimet e virusit mund të lehtësohen pasi testimi të jetë i plotë ose të përforcohen nëse programi nuk kryhet plotësisht.

Sllovakia do të ishte vendi i parë i madhësisë së saj që do t’i nënshtrohet testimit në të gjithë vendin.

Shtete më të vogla evropiane si Luksemburgu dhe Monako kanë njoftuar gjithashtu programe testimi masiv. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë

"Merrini izraelitët në Alaskë dhe Grenlandë", zyrtari saudit tallet me Trumpin dhe Netanyahun

Botë
Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Kërcënimet e Trumpit ngritin alarm, NATO diskuton vendosjen e trupave në Grenlandë

Botë
Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Musk: Pa ndryshime urgjente dhe dramatike, SHBA do të humbasë luftën e ardhshme

Amerika
Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Trump deklaron se do të kandidojë përsëri në 2028 - a është e mundur?

Amerika
Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Azia
Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Asteroidi me përmasat e një fushe futbolli është nisur drejt Tokës - propozohet dërgimi i një arme bërthamore në hapësirë për ta devijuar

Botë
Kalo në kategori